Bundeskanzler Gerhard Schröder (r) begrüßt am 8.5.1999 den gemäßigten Führer der Kosovo-Albaner, Ibrahim Rugova, der überraschend zu einem Gespräch auf dem Petersberg bei Bonn eingetroffen war. Wie ein Sprecher des Kanzlers im Anschluß mitteilte, habe Rugova habe sehr eindringlich das Leiden seines Volkes geschildert. Seine Hauptsorge sei die Rückkehr der Flüchtlinge. Rugova habe erneut betont, daß die Nato-Angriffe erst dann aufhören dürften, wenn der jugoslawische Präsident Milosevic einlenke. Er halte an der Nato-Linie fest, habe Rugova gesagt. (Photo by Martin Athenstädt/picture alliance via Getty Images)
Është riaktualizuar çështja e daljes së Ibrahim Rugovës nga Kosova në vitin 1999, i cili fillimisht ishte larguar në Itali e më pas në Gjermani. Sipas Xhavit Halitit, Rugova ka kërkuar azil në Gjermani. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Donika Gërvalla e cila ka thënë se kjo është gënjeshtër, ndërsa të premten edhe Isa Mustafa e ka mohuar duke thënë se “askush nuk e ka menduar as përmendur azilin”. Sipas tij, as Bujar Bukoshi e as anëtarët tjerë të qeverisë në ekzil s’kishin kërkuar azil atje.
Mustafa ka thënë se Rugova ishte kthyer pas qëndrimit disa ditësh në Gjermani përdëri në Itali pasi Roma ishte treguar më mikëpritëse.
Çfarë kishte raportuar Gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel” për lëvizjen e Rugovës në Gjermani.
Rugova zhvendoset në Gjermani
Lideri i moderuar I shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, do të lëviz zhvendoset në Gjermani.ai do të sjellë 16 persona me vete, përfshiurë gruan dhe fëmijët. Të gjithë, fillimisht, do të jetojnë në një shtëpi mysafirësh të qeverisë federale.
Bonn- Rugova do të zhvendoset në Gjermani. Kjo është njoftuar të të mërkurën në Bonn nga burime të besueshme. Rugova do ta takojë Minisrinë e Jashtëm Joschka Fischer(Të Gjelbërit), në mbrëmje. Ai nuk do të kthehen në Romë pas takimit.
Është raportuar se Rugova është ftuar për qëndrim në Gjerman inga Kancelari Gerhard Schröder. Lideri shqiptar bëri një paraqitje befasuese në Romë para dy javësh. Po ashtu u njoftua se politikani po shoqërohej nga 16 persona përfshirë fëmijët dhe gruan. Disa këshilltarë politikë fillimisht do të mbesin në Gjermani.
Po ashtu është njoftuar se Rugova edhe enturazhi i tij do të qëndrojnë përkohësisht në shtëpinë për mysafirë të qeverisë federale në Petersberg afër Bonn’it. Lideri shqiptar bëri një vizitë befasuese në Bonn të shtunën e kaluar ku takoi Schroder. Rugova po ashtu shfrytëzoi këtë rast që të bisedojë edhe me përfaqësuesin rus për Ballkan Viktor Chernomyrdin dhe emisarin e OKB’së për Jugosllavinë, Carl Bildt. U njoftua se lëvizja e Rugovës (në Gjermani), po përgatitet.
Qeveria e Jugosllavisë papritmas e lejoi Rugovën të udhëtojë në Itali. Paraprakisht politikani ishte paraqitur në television disa herë krah Presidentit Jugosllav Millosheviq. Dyshohej si ai ishte detyruar që t’I bëjë këto paraqitje.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…
Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…
Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…