LAJME

Derdh metal të shkrirë mbi armiqtë, Ukraina nxjerr dronin vdekjeprurës, “Fryma e Dragoit” tmerron rusët

Ukraina ka lëshuar për herë të parë dronin e saj vdekjeprurës “Fryma e Dragoit” për herë të parë në fushë betejë. Arma e re që hedh metal të shkrirë në 2204 °C mbi armiqtë ka tmerruar trupat ruse dhe pritet të bëjë kërdi në mungesë të armatimit të mjaftueshëm perëndimor.

Shpikja e tyre e re ka bërë që trupat ruse në mediat sociale të shprehin hapur frikën nga efikasiteti brutal i këtij droni.

Bombat termite, të cilat hedhin copa metali të shkrirë mbi objektivat e tyre janë përdorur tashmë disa herë në luftë nga forcat e Vladimir Putinit, por ato zakonisht vendosen në raketa ose municione thërrmuese që shpërndahen pa dallim përmes avionëve bombardues me kosto shumë më të lartë.

Ekspertët besojnë se duke i lidhur me sukses armët në pjesën e poshtme të dronëve, Kievi ka zhvilluar një mënyrë me kosto efektive për të kryer sulme djegëse shkatërruese që mund të sjellin avantazhe të reja në fushën e betejës.

Pamjet që u shfaqën për herë të parë të hënën tregojnë një dron të vogël në fluturim mbi një zonë pyjore në Ukrainën lindore, në të cilën forcat ruse supozohet se fshihen.

Piloti i tij ndez bombën e termitit dhe një breshëri copash të zjarrta shpërthejnë nga poshtë dronit që skanon vijën pyjore, duke spërkatur metalin e shkrirë mbi pozicionet ruse.

Dy video të tjera u publikuan më pas me shpejtësi, një nga Brigada e 60-të e Mekanizuar e Ukrainës dhe një tjetër nga ‘Grupi Khorne’, një element i Brigadës së 116-të të Mekanizuar të Ukrainës, ku shihet që të dyja ndezin pyllin dhe duket sikur ferri ka zbritur në tokë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

7 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago