Mjeku Dervish Hasi i cili u arrestua nga policia për shkak të abuzimit seksual me një të mitur punonte në Sanatorium në shërbimin e kardiokirurgjisë prej vitit 2021. Për të është marrë vendim për pezullim të menjëhershëm nga puna pas arrestimit.
42-vjeçari, Dervish Hasi ushtronte profesionin e mjekut kardiokirurg në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” prej vitit 2021, kohë në të cilën u hap ky shërbim edhe në këtë spital. Anëtarë të stafit mjekësor pranë sanatoriumit jashtë kamerave shprehen të shokuar për ngjarjen që ka ndodhur, dhe thonë se qarkullonin zëra se Hasi, kishte më shumë se një grua, por kryerja e marrëdhënieve me një të mitur është e pakonceptueshme.
Një njollosje të bluzës së bardhë e konsideruan disa të tjerë, ndërsa u shprehën se për mjekët, dhe sidomos për kirurgët do duhej t’i nënshtroheshin një testi psikologjik. Mësohet se ai ka 7 fëmijë me 3 nga gratë.
Me gruan e parë e cila është dhe e vetmja martesë ligjore prej 20 vitesh ka tri fëmijë. Dy vajza pothuajse moshatare me të miturën, që e shfrytëzonte seksualisht prej dy vitesh, si edhe një djalë më të madh në moshë. Me dy gratë e tjera ka nga 2 fëmijë.
Nga detajet e hetimit, rezulton se njohja me të miturën është bërë gjatë kohës që mamaja e saj do të operohej, dhe ky ka qenë kardiokirurgu që ka kryer ndëryrjen.
Familjarët e vajzës 16-vjeçare që kryente marrëdhënie seksuale me mjekun Derivsh Hasin janë shprehur se kanë qenë kundër marrëdhënies mes tyre, megjithëse nuk kanë mundur ta shkëpusin dot atë nga mjeku 42-vjeçar. Por vetë vajza e mitur ka thënë për hetuesit se nuk është detyruar nga ai dhe se ka qenë zgjedhje e saj e lirë.
Hasi i cili rezulton të ketë tre gra, gjithashtu ka pretenduar para grupit të hetimit se çdo marrëdhënie ka qenë me konsensus. Teksa ata e konsideronin njëri- tjetrin si të martuar me hoxhë.
Hetimet e nisura nga Komisariati Nr.1 pas administrimit të një informacioni për marrëdhënien që 42-vjeçari kishte me të renë, çuan përballë efektivëve edhe 3 gratë e tij, për t’i marrë në pyetje.
Megjithatë burimet thanë se ato nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi raportin. Hetuesit gjetën në telefonin e këtij të fundit edhe një video me përmbajtje erotike, mbi të cilën po kryhen verifikime të mëtejshme nëse ka pasur abuzime për përfitime materiale ndaj të resë.