FOTO&VIDEO

Dëshmitari: Më kanë djegur me qiri dhe rrymë elektrike

Dëshmitari i tretë në rastin e Salih Mustafës, ka deklaruar se e kanë rrahur dhe maltretuar në forma të ndryshme.

Në pyetjet e Prokurorisë për metodat e maltretimit, dëshmitari ka thënë se e kanë goditur me mjete të ndryshme të forta, djegie me qiri dhe me rrymë elektrike.

“Më kanë goditur me bisht të sëpatës, më kanë goditur me shufra metalike. Më kanë rrahur në forma të ndryshme. M’i lidhnin këmbët me tela të rrymës, më jepnin dridhje e kështu. Më kanë djegur me qiri, duke u uluar në karrige, dhe qiriun ma afronin afër shpinës”, pretendon ai.

Dëshmitari ka theksuar se nuk është maltretuar seksualisht, por që kanë urinuar mbi të.

Prokurorja D’Ascoli: Kur ju ishit i ndalur në stallë sa shpesh ju kanë rrahur?

Dëshmitari: Pothuajse çdo ditë, ndoshta ka ndodh ndonjë ditë që s’më kanë rrahur shumë e me shpëtuar me pak, por pothuajse çdo ditë kom pas rrahje.

Silva D’Ascoli: Çfarë ju bënë ju në stallë?

Dëshmitari: Kush e ka hap derën pa të goditë me ndonjë shqelm a boks apo diçka nuk ke shpëtuar.

D’Ascoli: Kjo ju ka ndodhur edhe personave të tjerë që mbaheshin?

Dëshmitari: Edhe për mua edhe të tjerët.

D’Ascoli: Çka mund të thoni për katin e sipërm?

Dëshmitari: Aty ndodhte një rrahje që nuk mund ta marrësh me mend.

D’Ascoli: Përdorimi i këtyre instrumenteve ndodhnin tek dhoma sipër apo jo? A ju kujtohet sa njerëz ishin të përfshirë në rrahje?

Dëshmitari: 3-4, ndonjëherë ka ndodh edhe 5.

D’Ascoli: A bëhej fjalë për ushtarë të njëjtë?

Dëshmitari: Ka ndodhur të jenë edhe të ndryshëm.

D’Ascoli: Rrahjet a ndodhnin në sy të tjerëve dhe kur dërgoheshin siper a merreshin individualisht?

Dëshmitari: Jo kështu në grup por na kanë marrë një nga një.

D’Ascoli: A i keni dëgjuar nofkat e personave?

Dëshmitari: Po disa nofka më kanë mbetur në kokë. Ka qenë Tabuti, Vela, Afrimi, një tjetër me Adnan, një Fatmiri…. këta më kanë mbetur në kokë. Këta kanë qenë më të mëdhenj.

D’Ascoli: Çfarë kishin veshur këta persona?

Dëshmitari: Rroba të zeza por ka ndodhur ndonjëherë që me qenë të veshur normal kështu.

D’Ascoli: A mbani mend detaje të tjera të këtyre uniformave?

Dëshmitari:I kanë pas disa emblema, ju shkruhej “BIA”.

D’Ascoli: E përmendet Tabutin, a është pseudonim?

Dëshmitari: Mbas një kohë më vonë e kam kuptuar që e ka emrin Nazif.

D’Ascoli: A e dini çfarë kuptimi ka kjo nofkë?

Dëshmitari: Ne i themi tabut kur njeri vdes, e çojnë te varri.

D’Ascoli: A doni të thoni arkivol?

Dëshmitari: Po, ashtu.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

10 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

20 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago