Kadri Veseli që për një kohë të gjatë e drejtoi SHIK-un, një shërbim kontrovers i afërt me PDK-në nuk e përjashton mundësinë që dikush edhe mund të jetë dëmtuar. Një person që fortë kohë të gjatë ka pretenduar që u dëmtua nga njerëz të UÇK-së ishte Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari X.
Në ditarin e tij ai e përmend disa herë Kadri Veselin.
Ai si drejtor burgu hartonte edhe raporte të përgjithshme. Një të tillë kishte bërë më 6 maj 1999 të cilin e kishte titulluar “raport pune” që përfshinte periudhën nga 20.02.1999 deri më 06.05.1999. Në të kishte renditur emrat e 15 të burgosurve, datën e pranimit si dhe të lirimit për disa. Në mesin e tyre është edhe Blerim Kuçi – politikan dhe biznesmen i njohur kosovar.
Në ditar ai shkruan s R. S. ishte pranuar më 15 mars 1999, ndërsa ishte liruar pesë ditë më vonë me vendim të Fatmir Limajt. Aty janë edhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve i ka fshirë prokuroria për shkak se tashmë janë dëshmitarë anonim në procesin gjyqësor në rastin “Kleçka”. G. Y., një tjetër shqiptar, ishte pranuar në burg më 15 mars për t’u liruar po pesë ditë më vonë, sikurse edhe I. Z. e Sh. K. Ndërsa, O. K. ishte dërguar më 2 shkurt dhe ishte liruar më 20 mars 1999 me vendim të Gjykatës Ushtarake. Kurse, S. K. ishte mbajtur nga 3 marsi deri në 21 mars 1999, derisa M. M. nga 21 marsi deri më 2 prill 1999. Lirinë e kishte fituar me vendim të Kadri Veselit nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, shkruan Zogaj në ditarin e tij.
Zogaj në ditarin e shkruar derisa po kalonte nëvështirësi të mëdha, që dyshohet se e çuan edhe drejt vetëvrasjes, thotë se për këto telashe e kishte njoftuar edhe Kadri Veselin.
Në shkurt 2006, Agim Zogaj shkruante se e kishte marrë një “ofertë” nga Fatmir Limaj për një takim. Por Zogaj dyshonte se Limaj e donte këtë për “t’ia bluar mjeshtërisht akuzat ndaj tij”. Në një letër tjetër që Zogaj ka lënë pas të shkruar pesë vjet më parë, shkruante se Limaj kishte kërkuar takim bindjen tek popullata e fshatrave përreth fshatit Divjakë dhe mes shokëve se ata nuk kishin asgjë të keqe mes vete. Por ai këtë takim të mundshëm e quante tradhti të Limajt.
“E patën kuptuar të gjithë se Fatmiri u zbulua për likuidimin tim që kesh i pastër tek Zoti e i tregova TMK-së, Policisë, Shoqatës së Veteranëve në bazë, Partisë Demokratike në Prishtinë, ku dhe vetë Fatmiri është aty dhe Zyrës së Kadri Veselit në Prishtinë. Te të gjithë kërkova ndihmë që të më mbrojnë nga banda e Fatmirit dhe vetë Fatmiri”, shkruante dëshmitari “X”.
Në ditarë ai e përmend Veselin edhe së paku një herë tjetër.
“3 tentimvrasje dhe një e montuar me kamion nga ‘Topilla Komerc’ në fshatin Belincë. Jo 100 për qind po 200 për qind i di që njerëzit që ma përgatitën këtë kurth janë nën… komandën e Fatmiri Limës. Personat të cilët i ndihmojnë këtij grupi vinë prej SHPK-së, TMK-së dhe nipat e Fatmir Limës nga Kleçka”, vazhdonte ai.
Ai thotë se ka qenë i bindur se me ardhjen e Fatmir Limajt nga Haga vuajtjet e tij do të pushonin. Por ato thoshte se veç sa po i shtoheshin. “Punëtori i juaj Naseri i din të gjitha se është punëtor në zbulim kundër zbulim”. Ai kërkonte mbrojtje nga këta njerëz. Veselit po i thoshte se nuk kishte frikë për të nesërmen, por i tregonte se familja e tij ndihej e frikësuar.
“Nuk i përulem askujt se s’i kam borxh askujt, vetëm atdheut ende i kam. Faleminderit për mirëkuptim. Dorëzimi dhata : 13. 02. 2006, Kadri Veselit”, përfundon letrën Zogaj