POLITIKE

Dështoi votimi për Qeverinë Hoti, tani Pacolli kërkon të kthehet në Zvicër

Ende pa u qetësuar situata që shkaktoi ardhja e tij nga Zvicra në Kosovë përmes Shqipërisë, deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kërkuar leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, që të kthehet në Lugano.

Burime brenda MIA-s tregojnë për KOHËN se Pacolli ka kërkuar leje dhe se ajo i është aprovuar. Sipas burimit, Pacolli pritet që sot rreth orës 14:00 të niset me aeroplanin e tij privat për Zvicër.

Këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj, nuk e ka konfirmuar lajmin. Ai ka kërkuar edhe pak kohë për “këtë çështje”.

Kthimi i ish-ministrit të Punëve të Jashtme javën që shkoi shkaktoi bujë të madhe. Ai kërkoi të kthehej direkt në Kosovë nga Lugano. Mori dy herë leje dhe dy herë e anuloi atë. Më pas kthimin e bëri përmes Tiranës. Kërkesa e Pacollit për aterrim në Aeroportin e Prishtinës u përcoll edhe me atë që të mos futej në karantinë, si çdo qytetar që vjen nga jashtë në këtë kohë pandemie.

Më pas nga Tirana, Pacolli erdhi po ashtu me aeroplan privat dhe u vendos në shtëpinë e tij në Hajvali. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai duhet të qëndrojë në vetizolim 14 ditësh.

Pas kthimit, Pacolli akuzoi shtetin e Kosovës se për një moment ishte frikësuar “nga një sulm terrorist” ndaj tij.

Pacolli është kthyer nga Zvicra pas thirrjes së mbledhjes së jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re, e cila u shty pas masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese ndaj dekretit të presidentit Hashim Thaçi për të mandat


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

19 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago