POLITIKE

Dështon nipi i “shefit të shefave”, se kalon pragun për deputet

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Valon Grabovci, njëherit nip i Adem Grabovcit nuk ka arritur të marrë besimin për të hyrë në Kuvend.Grabovci në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë vetëm 4,849 vota, të pa mjaftueshme për t`u bërë deputet.Valon Grabovci në maj të vitit 2019 e kishte vendosur nënshkrimin mbi një kontratë në vlerë 1.9 milion euro, si pronar i kompanisë “Zenith Group”.

Kjo ishte vetëm njëra nga 12 kontratat që dy bizneset e tij kanë fituar nëpërmes tenderëve gjatë 12 muajve të fundit nga institucionet e Kosovës.Këto kontrata kapin vlerën e rreth 4.5 milionë euro. Kurse, vetëm Zenith Group, që ishte regjistruar në gusht të vitit 2018 si biznes, ka arritur të fitojë 9 kontrata në vlerë prej 3.3 milionë euro nga institucionet e Kosovës.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.Sipas rezultateve të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës ka ketë 25 vende.

Deputetët e kësaj partie janë: Kadri Veseli me 146,763, Uran Ismaili me 28,250 vota, Mergim Lushtaku me 18,539 vota, Ferat Shala me 18,334, Elmi Reçica me 17,946, Bedri Hamza me 15,471 vota, Abelard Tahiri me 14,579, Kujtim Gashi me 13,335 vota, Bajrush Xhemajli me 11,664, Enver Hoxhaj me 11,157 vota, Memli Krasniqi me 11,034, Hajredin Kuçi me 10,680, Bekim Haxhiu me 10,538 vota, Sejdi Hoxha me 9,676 vota, Fatmir Xhelili me 9,347 vota, Eliza Hoxha me 9,303 vota, Gazmend Bytyçi me 9,119 vota, Fadil Nura me 9,019 vota, Ariana Musliu- Shoshi me 8,831 vota, Ganimete Musliu me 8,397 vota, Evgjeni Thaçi me 8,365 vota, Blerta Deliu- Kodra me 8,099 vota, Besa Ismaili- Hoxha me 7,887 vota, Floretë Zejnullahu me 7,046 vota, Valdete Idrizi me 6,236 vota.Nga 25 deputetë, PDK-ja do të ketë në kuvend vetëm tetë gra.Një muaj e një ditë që prej mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot shpalli rezultatet përfundimtare.Nga kjo garë elektorale, Lëvizja Vetëvendosje ka dal partia e parë, me 220,811 vota ose 26.159% apo 32 deputetë.

LDK më 6 tetori grumbulloi 205,458 vota apo 24.458% me 29 deputetë.Partia e tretë ka dalë PDK me 178,645 vota apo 21.163% apo 25 deputetë.Koalicioni AAK-PSD ka marr 96,883 vota apo 11.477% apo 14 deputetë.Lista Serbe ka marr 10 deputetë apo 57,015 vota apo 6.754%.Koalicioni Nisma – AKR – PD nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.
Ky koalicion grumbulloi vetëm 42,072 vota apo 4.984%.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

14 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

15 orë ago