KRYESORE

Detaje nga shpërthimi i veturës së U.D të drejtorit të QKUK-së

Një shpërthim ka ndodhur sot në parkingun e administratës qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku dyshohet se një mjet shpërthyes ka qenë i vendosur në veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zyrës së tij, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Sipas të dhënave fillestare, janë dëgjuar krisma gjatë shpërthimit, ndërsa vetura ka pësuar dëme materiale.

Osman Hajdari, përveç se është ushtrues detyre, ka qenë edhe kandidat për pozitën e drejtorit të QKUK-së në konkursin që është anuluar një ditë më parë.

Ende nuk dihen detaje të tjera rreth motivit apo shkaktarëve të mundshëm të këtij incidenti, ndërsa Klankosova.tv, ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Mrekulli në Bulqizë/ Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parëMrekulli në Bulqizë/ Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Mrekulli në Bulqizë/ Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…

9 orë ago
Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në SpanjëAksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…

10 orë ago
“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

17 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

18 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

22 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

22 orë ago