POLITIKE

Detaje nga takimi VV-LDK: Mustafa i kërkoi Kurtit postin e Kryeministrit në këmbim të posteve tjera

Mos arritja e marrëveshjes mes LVV dhe LDK ka qenë temë diskutimi sonte në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Drejtuesi Ermal Panduri ka lexuar një mesazh, i cili sipas tij vjen nga njerëz brenda takimit, e që zbardh detaje nga negociatat mes LVV dhe LDK, përcjell Telegrafi.

“Isa Mustafa i ka thënë Albin Kurtit që do të bëhet kjo ndarje mes dy palëve: Njëra palë merr kryeministrin dhe gjysmën e qeverisë, ndërsa pala tjetër merr presidentin, zëvendëskryeministrin kryetarin e Parlamentit dhe gjysmën tjetër të qeverisë. Cilën pjesë e dëshiron?”

Panduri ka shtuar më tej se sot me këtë veprim është vënë në lojë edhe pozita e kryeministrit.

Këtë informacion e ka plotësuar Arben Ahmeti i cili ka thënë se Albin Kurti në këmbim të postit të Presidentit ka kërkuar dy ministri dhe raporti do të ishte: VV do ta merrte Kryeministrin dhe shtatë ministri, LDK do të merrte presidentin, kryetarin e Parlamentit dhe tri ministri.

Ahmeti ka thënë se në pauzën 40 minutëshe e ka kërkuar Isa Mustafa për t’u konsultuar me partinë për ofertën e Kurtit, ndërsa sipas tij kur është kthyer Mustafa i ka thënë Albinit “nëse të duken shumë, na ofro kryeministrin”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

1 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

17 orë ago