LAJME

Detaje nga vrasja që tronditi Durrësin, viktima emër i njohur për policinë. Ja çfarë deklaruan banorët

Mbrëmjen e djeshme, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Ermir Dedja, 29 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës shëndetësore të lagjes, ku viktima po lëvizte në këmbë, i veshur me kostum sportiv. Persona të maskuar kanë shfrytëzuar momentin që ai po ecte në trotuarin e një pallati dhe e kanë qëlluar me armë automatike nga pas, në zonën e shpatullave, bëhet me dije sipas burimeve.

Një banor i një pallati përballë vendit të ngjarjes ka deklaruar se dëgjoi breshëri arme zjarri dhe në fillim mendoi se bëhej fjalë për fishekzjarrë. Nga dritarja ka parë një person të shtrirë në tokë dhe ka kuptuar se bëhej fjalë për një vrasje. Sipas tij, pak më vonë mbërritën forcat e policisë dhe më pas autoambulanca që transportoi trupin e të riut drejt Spitalit Rajonal Durrës, ku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Nga informacionet e para, autorët kanë qenë në gjurmim të viktimës dhe pasi janë koordinuar për itenerarin e viktimës, kanë sinjalizuar njëri-tjetrin për të kryer vrasjen e tij dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet. Viktima, me origjinë nga Shijaku, por banues në Durrës, jetonte në një banesë në lagjen nr. 11 i vetëm. Ai rezulton person me precedentë penalë.

Në vitin 2015, Ermir Dedja është arrestuar pasi i kishte shitur drogë një grupi personash që synonin ta transportonin atë nga pika kufitare e Morinës drejt Kosovës. Rasti ishte pjesë e operacionit policor të koduar “Jupa 1”. Në një tjetër rast, në vitin 2017, ai është arrestuar pasi kishte përkrahur Ismail Nuredinin në një plagosje në Shijak.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po zhvillohen hetime intensive për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes dhe sigurimin e provave për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia deklaron se po shqyrton pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë për të kuptuar më mirë dinamikën e ngjarjes. Hetimet janë në vijim dhe aktualisht po shqyrtohen disa pista, por ende nuk ka një pistë të saktësuar për motivin e vrasjes.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Ta mposhtim çdo armik të Amerikës”: Mesazhi i presidentit Trump për kadetët, përfshirë edhe ata nga Kosova

Në ceremoninë solemne të diplomimit në akademinë prestigjoze ushtarake “West Point” në New York, presidenti…

3 orë ago

Shqipëria dominoi Serbinë, por fati mungoi – barazim pa gola në “Air Albania”

Shqipëria ka marrë vetëm një pikë përballë Serbisë, pasi ndeshja që u zhvillua në kuadër…

3 orë ago

Ukrainasit publikojnë pamje të reja të sulmit kundër bombarduesve rus

Siguria Ukrainase (SBU) ka publikuar pamje të reja nga operacioni “Rrjeti i Merimangës”, ku shfaqet…

8 orë ago

Ndihmësi i Trumpit sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Në fillimin e presidencës së dytë Trump, një nga ndihmësit e ngushtë të tij, Steve…

9 orë ago

Ukrainasit nuk ndalen, rrëzojnë avionin luftarak rus Sukhoi në Kursk

Një javë pasi Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kreu një sulm të madh me dronë…

9 orë ago

Qorrolli: Populli ynë “kurban” ka zgjedhur vet kasapin me zgjedhjet e fundit – tash t’i durojnë rritjen e tarifave

Adem Qorrolli, ekspert i ekonomisë, ka qenë shumë i ashpër me Qeverinë për mosreagimin konkret…

12 orë ago