FOTO&VIDEO

Detaje se si ka ndodhur vrasja e rëndë në Ferizaj, dorasi shtiu së paku pesë herë mbi trupin e viktimës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orët e vona, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, që si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri nga Qendrim Januzi i vdekur ka mbetur Gazemend Hyjseni, 30-vjeçar.

Lidhur me rastin, Sinjali ka mësuar në detaje se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari, Qendrim Januzi, 30-vjeçar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Gazmend Hyseni, u godit me një plumb në nofull, ku sot në orët e para të mëngjesit iu është nënshtruar operacionit në QKUK, që tashmë gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Burimet bëjnë të ditur se plagosja e tij është bërë nga pjesëtari i policisë, Njësiti Antidrogë në Ferizaj, të cilët ishin rastësisht në vendin e ngjarjes, duke e transportuar një person të ndaluar për në qendrën e paraburgimit.

Ata ishin ndaluar për të marrë ujë në market, kur vërejnë të dyshuarin me pistoletë në dorë duke ikur, pasi kishte shtënë së paku pesë herë në drejtim të viktimës Gazmend Hysenit.

Në tentativë për ta ndaluar, i dyshuari nuk përfilli urdhërin e zyrtarit policor dhe për një moment ishte kthyer me pistoletë në dorë, duke e drejtuar kah zyrtari policor .

Për të zmbrapsur rrezikun dhe kap personin e dyshuar për vrasje të rendë, zyrtari policor ka shtënë në drejtim të tij një herë, duke e goditur në nofull, goditje kjo që e pasivizoi menjëherë të dyshuarin.

Burimet nga Prokuroria kanë njoftuar se tashmë janë siguruar prova materiale dhe video incizime që provojnë se si ka ardhur deri tek vrasja e rëndë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

9 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

10 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago