Nëse ndeshjet në UFC do t’i quani brutale, atëherë çfarë mund të thoni për një ndeshje në rrugët e Britanisë, ku nuk ka mëshirë ndaj kundërshtarit dhe pjesëmarrësit nuk mbajnë as doreza.
Luftëtarët kanë një qëllim të shkatërrojnë kundërshtarin në kafazin e improvizuar, ose ai të pranojë sa më parë humbjen. Pamjet e publikuara tregojnë popullaritetin e madh që kanë marrë këto organizime. Pamjet e publikuara nga media britanike janë filmuar në Bridlington, South Yorkshire, të zhvilluara nga Bare Knuckle Street Fighting Braëls.
Edhe pse këto ndeshje vlerësohen si barbare nga shumë persona, organizatorët e tyre i kundërshtojnë me forcë këto pretendime duke thënë se përballjen janë të kontrolluara dhe madje mund të ndikojnë në uljen e dhunës në rrugët e Britanisë. “Ne po ndihmojmë në uljen e rasteve të dhunës në rrugët e Britanisë. Në ndeshjet tona ka dhe grupe mjekësh dhe gjithçka është e kontrolluar”, iu tha gezetarëve Derek Heggie, një prej organizatorëve të këtyre dueleve.