Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka paralajmëruar padi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi dhe pronares së portalit Kallxo. com, Jeta Xharra për shpifje ndaj saj.
Dhurata Hoxha ka shkruar në faqen e saj në Favebook se shkrimi i Jeta Xharrës për gjoja ndarjen e mjeteve buxhetore për financimin e një kompanie franceze për të lobuar për ndarjen e Kosovës, është një shpifje e ulët e sponsorizuar nga Haki Abazi, ndërsa atë shpifje e ka përsëritur edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani nga e cila Hoxha kërkon që ti kërkoj falje publike.
“Jeta Xharra, që ia bën argatin shefit të saj nga shoqëria civile, Haki Abazit, duke keq interpretuar një dokument zyrtar i cili më së paku merret me pretendimet e tyre. Unë i ftoj të gjithë ta lexojnë dokumentin, cili nuk është asgjë tjetër përpos një analizë që flet për përceptimin e shoqërisë franceze për disa tema politike, lidhur edhe me çështjen e brendshme të Kosovës dhe anasjelltas”, shkruan ndër të tjera Dhurata Hoxha.
Dekkarata e plotë e Dhurata Hoxhës:
Të dashur qytetarë, Pas lajmit të rrejshëm, të publikuar nga mediumet prishtinainsight dhe kallxo. com, me autoren Jeta Xharra dhe deklaratave shpifëse të ish zëvendës kryeministrit, Haki Abazi, moralisht ndihem e obliguar të sqarojë për opinion të vërtetën. Arsyeja e vetme pse kam heshtur deri më tani, është për shkak se për këto shpifje do të padis të gjithë personat që janë marrë me emrin tim dhe kanë denigruar personalitetin tim përmes shpifjeve. Si ministre në dy mandate, mbaj përgjegjësi të plotë për aktivitetin ligjor e politik të këtyre institucioneve.
Akuza se kinse në kohën time, janë shfrytëzuar paratë e taksapaguesve për lobim për ndarjen e Kosovës, jo vetëm që janë shpifje, por janë produkt i një agjende të njerëzve të çmendur, të cilët me çdo kusht po mundohen që të bindin të tjerët se kinse ndarja e Kosovës ka qenë opsion real në diskutimet e nivelit zyrtar. Kjo është një e pavërtetë e madhe, tani më e përgënjeshtruar…