FOTO&VIDEO

Dikur ishte milioner, tash e 22 vite jeton vetëm me qenin e tij në ishullin e braktisur

Milioneri i dikurshëm David Glasheen ka pasur në pronësi një kompani që merrej me gërmimet e arit në Papa Guinen e Re.

Asokohe bashkëpunonte me biznesmenët më të mëdhenj të botës, e pas një “stuhie” në bursën e vitit 1987, e humbi pjesën më të madhe të pasurisë.

Kur e braktisi gruaja vendosi të zhvendoset në një ishull të vogël në verilindje të Australisë. Atje i bënte shoqëri vetëm qeni.

“Dua të vdesë këtu. Është parajsa ime në tokë. Kur erdha në ishull kam qenë i dhënë shumë pas parasë. Paraja i helmon njerëzit, e për shkak të tyre u shkatërrua martesa ime”, ka shpjeguar David në filmin dokumentar që flet për jetën e tij.

David Glasheen

Ish-milioneri pranon se nganjëherë i mungojnë bisedat me njerëz, dhe thotë se do të dëshironte që nganjëherë dikush ta vizitojë. Atij i pëlqen shumë natyra që e rrethon, por shtoi se nëse e gjen veten në bela nuk ka kush ta ndihmojë dhe se vdekja është e pashmangshme.

“Duhet të mendoni pozitivisht tërë kohën përndryshe do të çmendeni, pasi që do të mendoni se gjërat nuk po ju shkojnë sipas planeve”, ka shtuar ai.

Ai thotë se diçka mund të mos shkojë mirë dhe se “mund ta presë stuhia apo ta thyej ndonjë këmbë apo dorë”. 76-vjeçari që vërtetë ka pasur probleme të ngjashme, është i bindur që po të mos e kishte pasur telefonin satelitor, ndoshta sot nuk do të ishte gjallë.

“Sigurisht se do të isha i vdekur po të mos ishte telefoni. Më është dashur të eci më shumë se 60 metra zvarrë për ta kapur”, ka shtuar Glashin.

Megjithatë një herë në vit ai largohet nga ishulli, me qëllim që të mund t’i sigurojë ushqimet dhe gjësendet tjera që e mbajnë atë gjallë atje, transmeton Telegrafi.

Gjithçka është ndryshe nga jeta që e bënte dikur kur i kishte 37 milionë dollarë. Sidoqoftë, thotë se 22 vitet e kaluar në ishull e kanë “përmirësuar”.

Ajo çfarë më së shumti e lëndon është ndarja nga familja. Ka dy fëmijë – një djalë 21-vjeç dhe vajzën që kurrë nuk e vizitoi ishullin e tij. Madje ai i mbijetoi dhimbjes së madhe, kur vajza e tij e dytë u mbyt 6 vite më parë.

Në anën tjetër, autoritetet australiane dëshirojnë ta largojnë nga ky ishull, por David është i vendosur që pjesën tjetër të jetës ta kaloj aty dhe shtrohet pyetja nëse do t’ia arrij qëllimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

6 minuta ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

2 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

7 orë ago