POLITIKE

Diplomati i Holandës propozon tre emra për president të Kosovës

Diplomati holandez, që ka shërbyer si ambasador në Kosovë, Robert Bosch, ka propozuar tre emra për Presidenti të Kosovës, të cilët, sipas tij, do të ndihmonin të arrihej një kompromis mes LDK’së dhe Vetëvendosjes dhe do t’i hapte rrugë krijimit të qeverisë së re.

Bosch thotë se po përcjell nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, e për pikën ku LDK e VV s’po arrijnë të merren vesh, ish-ambasadori i Holandës ka disa propozime, shkruan Gazeta Express.

Emri i parë që Bosch ka propozuar është ai i ish-presidentit të Kosovës dhe ish-kreut të LDK’së, Fatmir Sejdiut.

“Fatmir Sejdiu mund të jetë një kompromis i mirë në pozitën e presidentit, edhe pse ky funksion nuk është i lirë edhe për një kohë. Ai ka esperiencë, është i pavarur dhe nuk është i angazhuar në ndonjë parti”, ka shkruar diplomati tanimë i pensionuar.

Ndërkaq ai si të denjë për pozitën e presidentit, që zgjedhet në vitin 2021, e sheh publicistin Veton Surroi dhe ish-ambasadoren e Kosovës në Holandë, Vjosa Dobrunën.

“Dy të tjerë, që janë krejtësisht të pavarur, më shkuan në mend si kandidatë të shkqëlqyer: Veton Surroi dhe Vjosa Dobruna. Të dy me përvojë në vend dhe ndërkombëtarisht. Ata do ta përmirësonin imazhin e vendit”, ka shkruar Bosch.

“Jam i sigurt se ka kandidatë të tjerë të përshtatshëm, por duke ndjekur lajmet në baza ditore, s’mund të qëndroja pa u përfshirë pak”, ka shkruar tutje ish-ambasadori i Holandës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

11 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

21 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago