KRYESORE

Diplomati Murati: Mini-Schengeni Ballkanik, nismë serbe – Shqipëria duhet të vë veton

Diplomati i njohur, Shaban Murati, thotë se i ashtuquajturi Mini-Schengeni Ballkanik nuk është një nismë rajonale, por është nismë e vetë Serbisë.

Në RTV Ora, Murati thotë se terminologjia Mini-Schengen Ballkanik ishte një truk ballkanik për t’ia hedhur masave.

Diplomati vlerëson qëndrimin e Kosovës, e cila është shprehur disa herë kundër çdo përpjekje për krijimin e Jugosllavisë së re.

“Nuk është nismë rajonale, por është nismë serbe. Kjo nuk është e vetmja që lindi. Ballkani ka disa nisma rajonale dhe kuptohet që Shqipëria vërtet nuk ka çfarë të bëjë në raporte kontinentale, evropiane për Kosovën, përveçse të votojë e të lobojë për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, si UNESCO e INTERPOL, por në rajon ku ti ke veton, ku ti je një shtet anëtar i NATO-s, është e papranueshme ti të mos vësh veton, që asnjë lëvizje rajonale brenda këtyre shteteve të mos pranohet Kosova. Është një dobësi, ndaç shtetërore ndaç diplomatike”, ka thënë Murati.

Ai u shpreh se Shqipëria e ka pasur propozimin që në vitin 2016, ndërsa theksoi se vetë Vuçiqi pasi u zgjodh President ka shprehur se “kërkon të rikrijojë Jugosllavinë e vjetër, plus Shqipërinë”.

“Krijimi i këtij grupi është një sukses diplomatik i Serbisë. Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në 16 shtator 2016 në vizitën zyrtare në Paris ka propozuar krijimin e zonës së përbashkët ekonomike Ballkaniko-Perëndimore. Po ashtu ka deklaruar që ëndrra ime është të krijoj zonën e përbashkët dhe tregun unik të Ballkanit Perëndimor. Po në Paris, ai ka deklaruar se ja kam paraqitur dhe udhëheqësve të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Pra Shqipëria e ka marrë këtë propozim që në 2016. Nuk është ndjerë. Punë e saj pse nuk është ndjerë. Në 2017, 4 ditë pasi u zgjodh Presidenti, pra në 6 prill 2017, Presidenti i ri i Serbisë, Vuçiq ka dhënë një intervistë për një të përditshme amerikane ku deklaron tekstualisht ‘është rikrijimi i Jugosllavisë së vjetër, plus Shqipërinë’. Gazetari bën një artikull po atë ditë me titull ‘Plani i Serbisë për të rikrijuar Jugosllavinë’. Pra është një projekt që sanksionin rolin udhëheqës të Serbisë në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi diplomati Murati.

Sot në Tiranë po qëndrojnë presidenti serb Alleksandar Vuçiq dhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev për të zhvilluar takime me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në kuadër të nismës së ashtuquajtur Mini-Schengeni Ballkanik.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Grenell i reagon ashpër Osmanit: Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike

Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…

26 minuta ago
  • BOTA

Sot, dita më intensive e luftës së SHBA-ve kundër Iranit! Teherani, raketa drejt Katarit e Emirateve

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…

3 orë ago
  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

5 orë ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

5 orë ago