Mbrëmë në rrugën “Ali Kelmendi” në Prishtinë, Policia ka pranuar informata për një rrahje, por në momentin kur ka arritur në vendin e ngjarjes, policët e kanë kuptuar se kanë të bëjnë me diçka tjetër.
Zyrtarët policorë, në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy fëmijë, 9 dhe 10 vjeç, të cilët kanë thënë se derisa ishin duke luajtur afër banesës ku jetojnë, janë ndjekur nga disa persona të moshës madhore.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se të dyshuarit kishin tentuar t’i sulmojnë fëmijët, por në atë moment, kanë reaguar prindërit e fëmijëve dhe të njëjtit kanë tentuar t’i kapin por të dyshuarit kanë ikur.
Siç mëson Sinjali, në vendngjarje është shkaktuar tollovi, pasi aty afër është një lokal dhe në terasën e tij ishin demoluar disa karrige dhe ishin thyer gotat që kanë qenë mbi tavolina.
Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa fëmijët kanë shkuar në banesat e tyre, të cilët janë shqetësuar, mirëpo nuk kanë pasur ndonjë lëndim trupor.
Sinjali mëson se prindërit e fëmijëve janë intervistuar, ndërkaq hetuesia e ka ekzaminuar vendin e ngjarjes.
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…