Rajoni dhe Europa
Europa Lindore dhe Jugore parashikohet të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Ndërsa, qendra e kontinentit dhe Europa Veriore paraqiten me vranësira të shpeshta, të cilat pritet të gjenerojnë reshje shiu të shoqëruara herë pas here me mini stuhi ere.
Kosova
Vlerta e larta barike do të vijojnë të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës duke sjell orë të shumta me diell gjatë paradites. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shfaqen vend, ku më të fokusuara pritet të jenë në zonat Veriore.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës do të vijoj të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në pothuasje të gjithë territorin e MV. Por parashikohet që pas mesdite në MV të ketë kalime të pakta vranësirash, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat Lindore por nuk do të mund të sjellin reshje shiu.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës parashikohet që ultësira perëndimore të jetë nën ndikimin e kthjellimeve, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Por në vijim pritet që vranësirat të shfaqen në një pjesë të mirë të vendit tonë, ku më të shpeshta vranësirat do të jenë në zonat Lindore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, POR do të mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…