POLITIKE

Djali i prokurorit Ibrahim Berisha flet për përleshjen fizike me Xhavit Drenorin në Drenas

Ditën e sotme është raportuar për një incident në mes të kandidatit për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori dhe djalit prokurorit Ibrahim Berisha.

Drenori kishte deklaruar se është sulmuar fizikisht nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha, dhe se rastin e ka raportuar në Polici.

E përleshjen fizike e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në rrugën ‘Xhevë dhe Fehmi Lladrovci’ në Drenas, ku lëndime trupore kanë pësuar dy persona të përfshirë në rast. Pasi kanë marr trajtimin e nevojshëm mjekësor, në QKMF- Drenas, policia i ka shoqëruar palët e përfshira në rast dhe është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka thënë Ahmeti.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me djalin e prokurorit Ibrahim Berisha.

Ramadan Berisha për Telegrafin ka thënë se është takuar rastësisht me Xhavit Drenorin, dhe në bisedë të shkurtër e ka sulmuar me këpucë.

Sipas tij, fillimisht Drenori e kishte pyetur ku je djali i prokurorit, ndërsa i është përgjigjur “i cilit prokuror” – Drenori i ka thënë se “dihet i cilit, Ibrahim Berishës”.

Tutje ka nisur përleshja siç ka thënë Berisha, në vetmbrojtje ka sulmuar Drenorin.

“Deri sa isha për punët e mia në një zyrë te një avokat. Duke dalë nga zyra e avokatit rastësish jam taku me Xhavit Drenorin, dhe i cili më tha mua ku je djali i prokurorit, unë ia ktheva, i cilit prokuror? Ai me tha dihet i cilit prokuror. Pastaj ka filluar të me fyejë dhe në një moment Xhaviti e ka hequr këpucën nga këmba dhe me ka gjuajtur duke me goditur në kokë. Ka filluar të vijë në drejtim timin për të më sulmuar, dhe unë në vetmbrojtje jam përleshur me të derisa na kanë ndarë njerëzit përreth”, u shpreh ai.

Ndryshe, në debate televizive Drenori disa herë ka përmendur emrin e prokurorit të Themelores në Prishtinë, si pengesë për t’u hetuar pretendimet ndaj kryetarit aktual Ramiz Lladrovci për keqpërdorime në Drenas.

Drenori në zgjedhjet e 17 tetorit është radhitur i katërti me 4.04 të votave.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Shqiptarët, më optimistët në Ballkan! Eurobarometri: Serbët janë më të dëshpëruarit, urrejnë NATO dhe BE

Anketa më e fundit e eurobarometrit tregon disa të dhëna interesante në lidhje me perceptimin…

1 orë ago

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ranë dakord të rrisin ndjeshëm kapacitetet ushtarake për çdo vend…

8 orë ago

Djokovic me mbresa nga Shqipëri-Serbi: “Bravo ekipeve për sjelljen”

Ndeshja e mbrëmshme midis ekipeve kombëtare të futbollit të Shqipërisë dhe Serbisë përfundoi pa gola…

9 orë ago

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmet Kalaja, i…

10 orë ago

Polici kapet duke marrë ryshfet nga kosovarët gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona gjatë ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë…

12 orë ago

Ukrainasit sulmojnë Moskën me dronë, zjarr i madh në metropolin rus, aeroportet janë të mbyllura, fabrika është në flakë.

Një sulm vetëvrasës me dron ukrainas që synonte Moskën ka detyruar mbylljen e dy aeroporteve…

13 orë ago