POLITIKE

“Djersë të ftohta” për kryeministrin shqiptar në Mal të Zi, komenti i Abazoviçit në rast se qeveria e tij rrëzohet

Kuvendi i Malit të Zi po mban sot seancën e votës se mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit të vendit, Dritan Aabazoviç, pasi ky i fundit firmosi në fillim të muajit gusht marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe.

Në seancën e sotme është duke marrë pjesë edhe vetë Dritan Abazoviç si edhe ministrat e kabinetit të tij.

Sipas medieve malazeze Abazoviç ka thënë sot se nëse qeveria e tij nuk rrëzohet sot, atëherë ai do të vazhdojë të mbetet kryeministër i vendit dhe se nëse bie, atëherë do të ndjekë protokollin e parashikuar nga kushtetuta e vendit.

Ndërsa ka thënë se nuk ka pasur diskutime konkrete për rindërtimin e mundshëm të qeverisë, në rast se nuk rrëzohet.

Kryeministri shqiptar nuk ka humbur mundësinë të garantojë qytetarët e Malit të Zi se do të vazhdojë luftojë kundër krimit të organizuara.
“Përderisa mandati është në dorën e kryeministrit, qytetarët mund të jenë të qetë për luftën kundër krimit. Në momentin që mekanizmi i kalon presidentit, përgjegjësia shkon tek ai. Nëse e duan deputetët e opozitës, është legjitime. ”, tha kryeministri.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen, Abazoviç u përgjigj se “në momentin që ai do të jepte dorëheqjen, duhet të kalojë te presidenti i vendit, sipas kushtetutës”.

Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend.

Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Kjo marrëveshje u vlerësua si e dëmshme për interesat kombëtare të shtetit.

Iniciatorët po ashtu kanë vlerësuar se Qeveria ka pasur detyrë prioritare reformimin e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit, ashtu që të përshpejtohet procesi i integrimit evropian.

“Për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të Abazoviçit, që rezulton në rritje të tensioneve në shoqëri, dhe humbje potencialisht të pariparueshme të kohës për përmbushje të obligimeve nga agjenda jonë evropiane, Qeveria e ka humbur legjitimitetin e saj”, është thënë në iniciativë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

Qeveria e Britanisë së Madhe ka ndryshuar qëndrim dhe ka miratuar përdorimin e bazave të…

17 minuta ago
  • POLITIKE

Deklarata e Erdogan për Fitër Bajram: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump i ashpër me NATO-n: Jeni frikacakë, do ta mbajmë mend

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur

Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

20 orë ago