POLITIKE

Djukanovic: Kisha Serbe është karta nën mëngë e Moskës dhe Beogradit për të kryer grusht shtetin e para 4 viteve

Me vendosmëri, deri në frymën e fundit, do të punoj në rimëkëmbjen e Kishës Ortodokse të Malit të Zi – kishte thënë jo shumë kohë më parë Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic,  i cili premtoi se kjo do të jetësohet brenda një viti e theksoi se kisha serbe në Mal të Zi nuk do të ketë asnjë përparësi kundrejt komuniteteve tjera religjioze, transmeton Gazeta Metro.

Djukanovic nuk ka aspak dyshim për rolin e synimet e Kishës Ortodokse të Serbisë dhe e vlerëson atë faktor rreziku për shtetin e Malit të Zi kur tha për televizionin serb Prva Tv se kisha serbe është “asi nën mëngë i Moskës e Beogradit për të përsëritur atë që ju dështoi para katër viteve në ditën e zgjedhjeve”.

Synimi i tij dhe premtim zgjedhor e kishte edhe më parë është autoqefalia e Kishës Ortodokse Të Malit të Zi që ishte shkrirë me formimin e atëherë mbretërisë së serbëve, kroatëve dhe sllovenëve.

“Kisha malazeze u zhduk pas shkrirjes së shtetit malazez, e ky shtet u rimëkëmb në vitin 2006. Është logjike që sot ekziston mendimi i bashkimit të të gjithë besimtarëve ortodoks” tha Djukanovic.

Ai shtoi se, shteti konsideron se ka dokumentacion të mjaftueshëm që shpalos se prona të rëndësishme u krijua deri në vitin 1918 e ndërtuar nga buxheti apo donacionet, e që ka trajta historike-kulturore të jetë shtetërore.

“E përfundimisht në mënyrë të dyshimtë në kadastër janë shkruar emra të figurave private e publike. Nuk e duam asnjë gotë që nuk është e jona, por nuk do të heqim dorë nga çka është e jona”.

Ai shtoi se Kisha Ortodokse e Malit të Zi do të rimëkëmbet brenda një viti dhe theksoi se Kisha Ortodokse e Serbisë do të jetë e barabartë me komunitetet tjera religjioze dhe “asnjë presje më shumë se kaq”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

2 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago