Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha se Izraeli dhe SHBA do të ishin “të çmendur” nëse do sulmonin objektet bërthamore të Iranit, duke shtuar se do të ishte një katastrofë për rajonin.
Paralajmërimi nga ministri i Jashtë iranian ishte i pari që nga inaugurimi i ‘armikut’ të tyre më të madh, Donald Trump.
Abbas Araghchi u tall gjithashtu me presidentin amerikan për propozimin e një “pastrimi” të palestinezëve nga Gaza. Kryediplomati iranian sugjeroi në vend të kësaj që izraelitët të dërgoheshin në Groenlandë.
“Ne e kemi bërë të qartë se çdo sulm ndaj objekteve tona bërthamore do të përballet me një përgjigje të menjëhershme dhe vendimtare. Por unë nuk mendoj se ata do ta bëjnë diçka kaq të çmendur. Kjo është me të vërtetë çmenduri. Dhe kjo do ishte një katastrofë për rajonin”, tha ai.
Në mandatin e tij të parë në detyrë, Trump hoqi dorë nga mbështetja e Amerikës për një marrëveshje të negociuar ndërkombëtarisht mbi programin e armëve bërthamore të Iranit.
Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është për qëllime civile dhe paqësore. Megjithatë, që kur Trump hoqi dorë nga marrëveshja, Irani i është rikthyer pasurimit të rezervave të uranium që nuk kanë qëllim tjetër përveç ndërtimit të një arme bërthamore, sipas Perëndimit.
Trump ka lënë të kuptohet se do të preferonte një zgjidhje diplomatike, duke thënë se një marrëveshje e re me Iranin do të ishte zgjidhja më e mirë.
Por Araghchi tha se megjithëse ishte i përgatitur të dëgjonte Presidentin Trump, do të duhej shumë më tepër se kaq që Irani të bindet se duhet të fillojë negociatat me SHBA-në drejt një marrëveshjeje të re, duke pasur parasysh atë që ndodhi me të parën.
“Situata është ndryshe dhe shumë më e vështirë se herën e parë. Duhet të bëhen shumë gjëra nga pala tjetër për të blerë besimin tonë. Ne nuk kemi dëgjuar asgjë përveç fjalës ‘mirë’, dhe kjo nuk mjafton”, shtoi Araghchi.
Ministri i Jashtëm ishte gjithashtu shpërfillës ndaj komenteve të fundit të Trump për Lindjen e Mesme. Propozimi i presidentit të rizgjedhur që Gaza të pastrohet nga palestinezët ka nxitur zemërim në të gjithë rajonin.
Araghchi u tall me idenë e tij duke thënë “Unë kam një sugjerim tjetër. Në vend të palestinezëve, përpiquni të dëboni izraelitët dhe çojini në Groenlandë”.
Ai pranoi se aleatët e Iranit janë dobësuar dhe tha se Hamasi dhe Hezbollahu janë dëmtuar, por në të njëjtën kohë, ata po rindërtohen.
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…