Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar Iranin me bombardime dhe tarifa të reja ekonomike nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje me Uashingtonin për programin e tij bërthamor.
Në një intervistë telefonike për NBC News të dielën, Trump tha se zyrtarët amerikanë dhe iranianë po zhvillojnë bisedime, por nuk dha detaje të mëtejshme.
“Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të ketë bombardime”, deklaroi Trump. “Por ka një mundësi që, nëse nuk bëjnë një marrëveshje, unë do t’u vendos tarifa të dyta, ashtu siç bëra katër vjet më parë”.
Gjatë mandatit të tij të parë (2017-2021), Trump e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore, e cila vendoste kufizime të rrepta mbi aktivitetet bërthamore të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Ai gjithashtu rivendosi sanksione të ashpra ndaj Iranit. Si pasojë, Republika Islamike ka tejkaluar kufijtë e dakordësuar, duke përshkallëzuar programin e saj të pasurimit të uraniumit.
Irani ka refuzuar deri tani paralajmërimin e Trump-it për të arritur një marrëveshje ose për të përballuar pasoja ushtarake.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, cituar nga agjencia shtetërore IRNA, deklaroi të enjten se Teherani i është përgjigjur përmes Omanit një letre të dërguar nga Trump, në të cilën ai e nxiste Iranin të negocionte për një marrëveshje të re bërthamore.
Fuqitë perëndimore akuzojnë Iranin se po përpiqet fshehurazi të zhvillojë armë bërthamore duke pasuruar uranium në nivele të larta pastërtie, përtej asaj që do të ishte e justifikueshme për një program civil të energjisë bërthamore.
Nga ana tjetër, Teherani këmbëngul se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore dhe është i dedikuar ekskluzivisht për prodhimin e energjisë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…