Dodik i përgjigjet Sekretarit Rubio: Republika Srpska s’i ndalë politikat e saj

Milorad Dodik, president i Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë (BeH), ka reaguar ndaj sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, pasi që ky i fundit ka deklaruar se veprimet e Dodikut, po i minojnë institucionet e këtij shteti dhe se po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj.

Dodik ka thënë se gjithmonë është serioze kur flet Sekretari amerikan i Shtetit, dhe se ai po sheh ‘‘rikthime” të administratës Biden.

“Kur flet Sekretari amerikan i Shtetit, është gjithmonë serioze dhe unë e pranoj si të tillë”. Por, në atë që tha, unë shoh rikthime të administratës Biden. Ne e dimë se njerëzit e Trump nuk kanë depërtuar në çdo pore. Më vjen mirë që Rubio di për ne, edhe nëse shkruan negativisht. Ai bëri një sërë gabimesh. Sekretari i Shtetit nuk ka kohë dhe e kuptoj këtë, për të hyrë në detaje. “Shqetësimet rreth pozicionit të BiH janë diçka që kemi dëgjuar nga administrata Biden.

Kjo mund të jetë pjesë e lobimit që ne njohim në trashëgiminë e administratës Biden. Kur ai thotë se është i shqetësuar për të ardhmen e BiH, shqetësohemi edhe ne. Sepse kërcënohet nga aktet juridike anti-Dayton dhe antindërkombëtare dhe ai nuk e vuri re që Schmidt nuk ishte emëruar në OKB. “Kanë marrë matricën se si është emëruar në OKB, pavarësisht se nuk është emëruar sipas procedurave”, ka thënë ai.

Tutje, i njëjti ka deklaruar edhe se, duhet të shihet qartë se çfarë po ndodhë, e jo, siç ka thënë ai, të miratohen ‘‘narrativat e rreme që u krijuan në administratën e Bidenit’’.

“Ai e ka gabim ta pretendojë këtë.” Ai mund të jetë një hyjni, jo sekretari amerikan i shtetit. “Do të ishte mirë të lexonim se çfarë po ndodh këtu, dhe jo vetëm të miratojmë narrativat e rreme që u krijuan në administratën e Bidenit”, tha Dodik.

Po ashtu, Dodik ka deklaruar se ata s’mund të heqin dorë nga politikat e tyre.

“Në Republika Srpska kemi pasur momente të tilla, kemi pasur kërcënime, tre vjet të një ambasadori që nuk ka bërë gjë tjetër veçse dëm për Republikën Srpska. Ne nuk mund të heqim dorë nga qëllimet dhe politikat tona, pavarësisht se kush është në anën tjetër. I kërkoj të gjithëve që duan të mbajnë qëndrim këtu të dëgjojnë palën tjetër. “Ata nuk mund të vendosin për ne, duhet të vendosin me ne”, thotë Dodik.

Rubio, gjatë ditës së sotme me anë të një postimi në rrjetin social “X’’ ka bërë thirrje për partnerët në rajon që t’i bashkohen SHBA-së në kundërshtimin e sjelljeve destabilizuese.

“Veprimet e presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, po minojnë institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj. Kombi ynë inkurajon liderët politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë në rajon që të bashkohen me ne për të kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe destabilizuese”, ka shkruar Rubio.