Duke komentuar deklaratën e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se “asnjë njeri i arsyeshëm nuk dëshiron një Republika Srpska në Kosovë”, anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH), Milorad Dodik pyeti se pse standardet e dyfishta do të zbatoheshin me këmbëngulje vetëm disa qindra kilometra larg.
“Unë mund ta bëj çështjen anasjelltas dhe të them pse dikush i arsyeshëm në Kosovë do ta njohë pavarësinë dhe i njëjti nuk do ta njohë Republikën Srpska”, ka thënë Dodik.
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, para vizitës së tij në Prishtinë dhe Beograd, në lidhje me (mos)formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe ka thënë se ajo assesi nuk ka të bëjë me një “Republika Srpska” tjetër në Ballkan.
Ai në një përgjigje për Express tha se “askush me mendje të shëndoshë nuk do Republika Srpska në Kosovë”.
“Më lejo që ta bëj të qartë. Pozicioni ynë është shumë i qartë – që ne presim që Kosova dhe Serbia duhe t’i përmbushin të gjitha marrëveshjet e kaluara”, ka deklaruar Mirosllav Lajçak.
“Aktet duhet të mbahen”, u shpreh Lajçak, teksa tha se Asociacioni nuk është e vetmja çështje që nuk është zbatuar nga palët, por vetëm “njëra nga to”.
“Por, në të njëjtën kohë, ne po themi së pari, nuk duam një tjetër ‘Republika Srpska’. Askush me mendje të shëndoshë, veçanërisht duke i shikuar situatën aktuale në Bosnje dhe Hercegovinë, nuk do të propozonte diçka të tillë”, ka deklaruar me Miroslav Lajçak.
Republika Srpska voton 12 konkluzione për situatën politike dhe ekonomike në BeH
Nga ana tjetër, në seancën e 1 shkurtit Asambleja Kombëtare e Republika Srpska-s (RS) ka votuar me 50 vota për sa edhe ishin prezent konkluzionet në lidhje me situatën politike dhe ekonomike në BeH.
Konkluzionet ishin dërguar nga klubet e deputetëve të disa partive që përbëjnë koalicionin qeverisës në Republika Srpska.
Përveç situatës politike në BeH, konkluzionet i referohen edhe pjesëmarrjes së mëtejshme të përfaqësuesve të RS-së në institucionet shtetërore Federative të BeH, si Parlament, Presidencë dhe Këshillin e Ministrave.
Ndërsa 12 konkluzionet e votuara nga Asambleja Kombëtare e Republika Srpska-s janë:
-Asambleja Kombëtare e RS thekson se arsyet pse NARS miratoi konkluzionet e saj në seancën e 20-të speciale të mbajtur më 30 korrik 2021 nuk kanë pushuar.
-NARS thekson se përfaqësuesit e RS në institucionet e BeH u sollën dhe vepruan në përputhje me konkluzionet e miratuara në seancën e 20-të speciale.
-NARS kërkon që përfaqësuesit e RS të zgjedhur në parlamentin e BeH të propozojnë një ligj që ndalon abuzimin e termit gjenocid.
-NARS po kërkon nga qeveria e RS-së që të dërgojë në procedurë parlamentare Ligjin për financimin e organizatave joqeveritare.
-NARS mbështet miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit për Përcaktimin e Prejardhjes së Pronës dhe Tatimit të Veçantë të Pronës sa më shpejt që të jetë e mundur.
-NARS do të krijojë një trup pune për luftën kundër korrupsionit dhe në aktet e tij parashikon që trupi punues të drejtohet nga një përfaqësues i opozitës.
-NARS i kërkon Asamblesë Parlamentare të BeH që të paraqesë në Asamblenë Kombëtare para çdo sesioni të gjitha materialet për shqyrtim në mënyrë që të marrë qëndrime brenda një kohe të përshtatshme.
-NARS i kërkon Këshillit të Ministrave të BeH që t’i paraqesë të gjitha materialet qeverisë së RS për shqyrtim përpara çdo sesioni në mënyrë që të marrë qëndrime brenda një afati kohor të përshtatshëm.
-NARS i kërkon Presidencës së BeH që t’i dorëzojë të gjitha materialet Presidentit të RS-së përpara çdo sesioni në mënyrë që të marrë qëndrime brenda një kohe të përshtatshme.
-NARS beson se në përputhje me konkluzionet e sesionit të 20-të të posaçëm, përfaqësuesit e RS në Parlamentin e BeH-së, Këshillin e Ministrave dhe Presidencën e BeH-së mund të marrin pjesë në sesione, por në një mënyrë që respekton pikëpamjet dhe vendimet e NARS-it, Qeverisë së RS-së dhe presidenti i RS.
-NARS i propozon Presidentit të RS që t’u dërgojë një ftesë tjetër përfaqësuesve të institucioneve dhe popujve të tjerë përbërës të FBeH për të diskutuar dhe dialoguar mbi zgjidhjet e mundshme për tejkalimin e krizës aktuale në BeH.
-NARS pohon se BeH mund të ekzistojë vetëm në bazë të Kushtetutës së BeH dhe marrëveshjeve ndërmjet dy entiteteve dhe tre popujve përbërës.