Milorad Dodik, President i Republikës Srbska në Bosnjë-Hercegovinë, u takua me Presidentin rus Vladimir Putin në Rusi.
Putin pranoi se Republika Srpska “ruan marrëdhënie të rregullta me Rusinë” dhe e quajti krahinën e mbizotëruar nga serbët “mike” të Moskës.
“Ne jetojmë në një situatë të vështirë dhe jemi të kënaqur që ju e kuptoni atë”, tha Dodik.
Ai e siguroi Putinin se “po përpiqet të dekurajojë çdo mundësi që Bosnje dhe Hercegovina t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë”.
“Ne kemi, marrëdhënie të shkëlqyera me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, me presidentin hungarez, Viktor Orbán, gjë që i bën gjërat më të lehta për ne, veçanërisht për sa i përket Evropës”, i tha Dodik Putinit.
Takimi mes Vladimir Putin dhe Milorad Dodik është i katërti që kur filloi lufta në Ukrainë dhe vjen në një kohë krize në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku influenca ruse në rajon është tepër e ndjeshme.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…