Anëtari i presidencës së BeH-së, Milorad Dodik, udhëton të martën për në Ankara, ku do të diskutojë për situatën aktuale me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
Në ditët në vijim, dy anëtarë të tjerë, Zheljko Komshiq dhe Shefik Xhaferovic, mund të kenë takime me Erdogan, bën të ditur agjensioni lajmeve boshnjake, Patria.
Dodik tha se donte “t’ia sqaroj situatën në BeH” Erdoganit dhe jo vetëm të dëgjonte “politikën qarëse të Bakir Izetbegoviç”, pasi ky i fundit u takua me presidentin turk.
Presidenti turk i paralajmëroi këto takime në bisedime me organizatat rreth të cilave e kanë origjinën qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Dodik vlerësoi se Erdogan është “një njeri që nuk është i gatshëm të bëjë asgjë në BeH që do të ishte e dëmshme për serbët dhe kroatët”.
“Ai është gjithmonë pro marrëveshjes dhe prandaj kam besim. Prandaj po shkoj në Turqi për t’ia shpjeguar më tej situatën dhe jo për të vepruar si Bakir Izetbegoviç që nuk dëshiron dialog”, ka shtuar Dodik.
Dodik theksoi se e vlerëson Erdoganin, se beson në “objektivitetin e tij” dhe se do ta rifillojë bisedën në takim dhe se shpreson që edhe Erdogan ta mbështesë këtë.