FOTO&VIDEO

Dogana konfirmon se marketet kanë boll furnizime, thonë se nuk kanë vërejtur ngritje të importit

Virusi Covid-19, i cili deri më tani në tërë botën ka marrë jetën e mbi 4 mijë njerëzve, ka ngjallur panik edhe në Kosovë. Ani pse ende nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv në vendin tonë, Institucionet dhe qytetarët kanë filluar të marrin masa mbrojtëse. Të shumtë janë qytetarët të cilët ua kanë mësyrë dyqaneve ushqimore për t’u furnizuar me rezerva ushqimore. Megjithatë, në doganat e vendit ende nuk është vërejtur rritje e importit.

Frika e përhapjes së koronavirusit, ka bërë që në marketet e vendit të krijohen radhë të gjata nga qytetarët të cilët po furnizohen me shumicë me produkte ushqimore e higjienike.

Megjithatë, duket se edhe pas blerjeve të shumta të qytetarëve, marketet në depot e tyre ende kanë sasi të madhe të mallrave.

Kjo, pasi në Doganat e Kosovës, nuk është vërejtur rritje e importit.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se trendi i importit nuk ka shënuar rritje.

“Realisht trendi ka qenë normal, por trendi i importit varet nga rritja e konsumit, e në raste të tilla normalisht se ka rritje të importit. Pra krejt varet prej konsumit, nëse qytetarët blejnë më shumë, importuesit e rritin importin. Është herët, për shkak se ende konsumi është i ulët”, ka thënë Stavileci

Ndërkohë, disa prej marketeve e kanë shfrytëzuar këtë situatë për të përfituar duke i ngritur çmimet e produkteve.Madje, në disa raste të cilat janë raportuar nga qytetarët, çmimi i disa produkteve është dyfishuar.

Pas këtyre raportimeve ka reaguar Autoriteti Kosovar i Konkurrencës. Ky institucion ka nisur hetime për këtë çështje.Për ngritjen e çmimeve ka reaguar edhe ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi. Ai ka publikuar një numër në të cilët qytetarët mund t’i raportojnë parregullsitë.

Derisa marketet që i kanë ngritur çmimet, i ka kërcënuar me mbyllje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

13 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

14 orë ago