Këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin është publikuar një telegram i vitit 1943 i shkruar nga ministri i asaj kohë, Kol Bib Mirakaj. Teksa po trajtohej tema lidhur me hebrenjtë dhe mbrojta e tyre në Shqipëri, u diskutua edhe lidhur me këtë telegram.
Mëhilli theksoi se telegrami i përket 31 gushtit 1943 ku ministri kërkon që hebrenjve tu jepet pasaportë që të udhëtojnë për në Itali.
“Lutemi që gjithëve hebrenjve nënshtetas shqiptar që kërkojnë pasaportë për Itali tu lëshohen pa u sjellë asnjë pengim për ta dhe familjet e tyre.
Të porositën koesturët që të shkapërcejnë, tejkalojnë formalitetet se pasi çështja ka rëndësi politike. Për vizon nga delegacioni italian të interesuarit të kujdesen vetë”, shkruhet në telegram.
Historiania, Nevila Nika theksoi se kjo nuk ndodhi realisht pasi telegrami u dërgua pak para se italianët të largoheshin nga vendi.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…