Punonjësja e fabrikës së çelikut Azovstal, Natalia Usmanova, 37, e cila u evakuua nga Mariupol, reagon pas mbërritjes në një qendër strehimi të përkohshëm gjatë konfliktit Ukrainë-Rusi në fshatin Bezimenne në Rajonin Donetsk, Ukrainë, 1 maj 2022. REUTERS/Alexander Ermochenko
Vijnë rrëfimet e para të jetës në labirintin e tuneleve poshtë fabrikës së çelikut Avozstal. Mediat e huaja raportuan se civilët zbritën nga autobusi nga Mariupol në fshatin Bezimenne, në pjesët e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës lindore, ditën e sotme.
Njëra prej tyre ishte 37-vjeçarja Natalia Usmanova, e cila i tha agjencisë së lajmeve Reuters se si ishte kur bomba të fuqishme goditën fabrikën, ndërsa ajo fshihej nën tokë.
“Kisha frikë se bunkeri nuk do ta përballonte, kisha frikë të tmerrshme”, tha ajo. “Kur bunkeri filloi të dridhej, unë isha histerike, isha aq e shqetësuar që do të shembej”. Ne nuk e pamë diellin për kaq shumë kohë”, shtoi ajo.
“Nuk mund ta imagjinoni atë që kemi kaluar, terrorin. Kam jetuar atje, kam punuar atje gjithë jetën time, por ajo që pamë atje ishte e tmerrshme.”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…