Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra raporton se ende nuk dihet më saktësi nëse autorët kanë arritur që të grabisin gjë nga vila e biznesmenëve, por sipas burimeve nga policia dollapët dhe sirtarët janë gjetur të hapur dhe të shkatërruar.
Çifti ndodhet në spitalin e Traumës.
Burri ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa gruaja ka një plagë në kofshë dhe gjendja paraqitet më e stabilizuar.