FOTO&VIDEO

Don Lush Gjergji: Ibrahim Rugova për mua është i gjallë – komunikoj për çdo ditë me të përmes besimit

Prifti i Kishës Katolike të Kosovës, Don Lush Gjergji ka qenë i ftuari i fundit i emisionit “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova për vitin 2022.

Ai mes disa temave të trajtuara rreth presidentit Ibrahim Rugova, ka treguar se ka shkruar edhe në librin e tij të titulluar “Miqtë e mi në amshim”, i cili e përfshinë një pjesë të rëndësishme të kësaj monografie.

“Çdo herë kur kam rast ta kujtoj atë rrënqethem, emocionohem, sepse për mua Rugova është i gjallë. Unë me Rugovën komunikoj vazhdimisht për çdo ditë, nëpërmes besimit, se njeriu jeton në amshin, nëpërmes uratës, e sidomos nëpërmes Zotit, se në Zotin, centralen tonë të mbarë jetës ne komunikojmë me të gjallët që i kemi larg e nuk i kemi përditë afër vetës, por edhe me ata që kanë kaluar në amshim dhe të cilët lusin dhe ndërmjetësojnë te Zoti për ne”, u shpreh Gjergji.

Ai gjithashtu tha se veprat e Ibrahim Rugovës e Nënës Terezë janë frymëzim për veprën e tij ndaj Zotit dhe popullit të tij.

“Figura dhe vepra e Dr.Ibrahim Rugovës për mua kanë qenë dhe mbesin një frymëzim dhe një mundësi që në jetën time, të mundohem në stilin e Nënës Terezës gjëra të vogla me dashuri të madhe, të bëjë edhe unë diçka për Zotin dhe për popullin tim”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

11 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago