BOTA

Donald Trump pret në shtëpi adoleshentin më të përfolur të momentit në SHBA

Donald Trump zbuloi se kishte pritur në rezidencën e tij në Florida, Mar-a-Lago, Kyle Rittenhouse, pas kërkesës së vetë 18-vjeçarit, të shndërruar në adoleshentin më të përfolur në SHBA në javët e fundit.

Të premten, Rittenhouse u shpall i pafajshëm për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një të treti, gjatë trazirave në Kenosha, Usikonsin, vitin e kaluar, pasi juria vendosi se si kishte vepruar për vetëmbrojtje. Gjyqi shkaktoi reagime të shumta, pasi incidenti tragjik ndodhi gjatë një proteste të organizuar nga mbështetës të lëvizjes Black Lives Matter. Edhe pse tre personat që Rittenhouse qëlloi ishin të bardhë, ai u etiketua edhe nga Presidenti Joe Biden si supremacist i bardhë, për shkak se kishte shkuar i armatosur në një protestë të BLM. Por Rittenhouse tha se kishte dalë në mbrojtje të bizneseve që po plaçkiteshin gjatë asaj nate dhe se kishte qëlluar me armë vetëm pasi ishte sulmuar.

“Më telefonoi dhe donte të dinte nëse mund të vinte”, tha Trump në një intervistë për Fox News të martën. “Ishte një djalë vërtet i këndshëm. Erdhi bashkë me të ëmën”.

Trump tha se Rittenhouse nuk duhet të ishte gjykuar kurrë për ngjarjen, pasi ishte e qartë që kishte vepruar për vetëmbrojtje. “Dërgimi i çështjes në gjyq ishte shkelje nga ana e prokurorit. Do të kishte vdekur po të mos vepronte”.

I pyetur për tragjedinë e fundit, të ndodhur sërish në Usikonsin të dielën, ku një person u fut me makinë mes turmës dhe vrau 6 persona, mes të cilëve edhe fëmijë. Autori i dyshuar, Darrell Brooks, me precedentë penalë ishte liruar dy javë më parë nga burgu pas pagesës së një garancie prej vetëm 1000 dollarësh. Këtë herë Gjykata ka vendosur 5 milionë dollarë garanci. “Kishte dalë me garanci pasurore dhe ishte i skeduar. Por lajmi i mirë është që urrente Trump, bazuar te raportimet e deritanishme”, tha ish-presidenti.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

50 minuta ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

6 orë ago