POLITIKE

Donfried në Beograd, Bërnabiq: Qëllimi i amerikanëve, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, thotë se qëllimi i Ndihmës Sekretares amerikane së Shtetit për Evropën dhe Azinë, Karen Donfried, e cila ishte në një vizitë zyrtare në Serbi, si dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë, është njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo që ka ndryshuar tani është se ata tani jo vetëm po dëgjojnë, por po dëgjojnë edhe anën tonë dhe argumentet tona”, tha Bërnabiq për Pinktv, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Bërnabiq, ajo vlerësoi se Shtetet e Bashkuara janë shumë më eksplicite se BE-ja në kritikat ndaj Prishtinës “për gjithçka që nuk është bërë dhe për qëndrimin e tyre të pasinqertë në dialogun me Beogradin”.

“Edhe për mos formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, edhe për ndalimin e serbëve që të marrin pjesë në referendum dhe të votojnë në zgjedhje. Qëndrimi i tyre për këtë është shumë më i qartë”, u shpreh Bërnabiq.

Sipas saj, “qëndrimi i ShBA-së për atë çështje po ndihmon mjaft për kthimin e Prishtinës në tryezën e bisedimeve dhe vazhdimin e dialogut, pa marrë parasysh se Serbia nuk pajtohet me SHBA-në për disa çështje themelore”.

Bërnabiq, e cila u takua me Donfried të martën, vuri në dukje se pjesa më e madhe e atij takimi ishte kushtuar ekonomisë dhe teknologjive të informacionit dhe se gjatë javëve të ardhshme do të shihet një prani më e madhe e kompanive amerikane në Serbi.

Kujtojmë se Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Azinë, Karen Donfried, vizitoi të martën Serbinë pasi një ditë më parë qëndroi në Kosovë.

Donfried gjatë vizitës në Prishtinë, ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, Donfried u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradin që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pasi sipas saj, status-quoja është e paqëndrueshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

12 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

16 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

16 orë ago