E ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit, që do të jetë krahu i djathtë i SPAK-ut, po merr formë, në Shqipëri ka mbërritur një ish-agjent special i FBI-së që do të jetë këshilltar kryesor i institucionit të ri të drejtësisë shqiptare. Ai është Steve Butler.
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka postuar një foto nga takimi me Steve Butler, ndërsa shkruan se bisedoi për mbështetjen ndaj institucioneve shqiptare.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri ish Agjentin Special Mbikëqyrës të FBI-së dhe këshilltarin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Steve Butler.
Ambasadorja Kim u takua me Steve për t’a mirëpritur atë në ekip dhe për të biseduar mbi mbështetjen tonë të vazhdueshme për punën themelore të SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve, pajisjeve dhe ekspertizës këshilluese” shkruan Kim.