FOTO&VIDEO

Dronët turq në Ukrainë sfidojnë lidhjet Ankara-Moskë

Në një sulm të mundshëm të forcave ruse kundër Ukrainës, dronët e prodhuar në Turqi, përveç provës në betejë, do të përballeshin edhe me sfidën e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë. Përkundër paralajmërimeve të Moskës, kompanitë turke kanë vahduar furnizimin e Kievit me dronë ushtarakë, të cilët kanë pasur role kyç në konfliktet e fundit.

Ndërsa Rusia vazhdon grumbullimin e trupave në afërsi të kufirit të saj me Ukrainën, Turqia vazhdon furnzimin e Ukrainës me prodhimet e fundit të dronëve ushtarakë.

“Turqia nuk është e lumtur me zgjerimin rus. Turqia nuk është e lumtur që Rusia po tregon muskujt e vet në ish-vendet sovjetike. Ka mbështetur veçanërisht Ukrainën përmes shitjes së armëve, por edhe dronëve”, thotë Asli Ajdintasbas nga organizata “Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë”.

Nga Libia në Siri, dronët turq njihen në treg si të lirë dhe efektiv. Këta dronë morën vëmendje botërore më 2020, për rolin kyç në triumfin e Azerbajxhanit ndaj forcave të mbështetura nga Armenia, në enklavën e diskutueshme të Nagorno-Karabakut.

Por në rastin e Ukrainës, dronët do të përballeshin me një sfidë shumë më të madhe nga forcat ruse.

“Në konflikte si ai në Siri, Libi, Nagorno-Karabak, dronët e Turqisë janë përdorur ndërsa në anën tjetër ka pasur cilësi të dobët të mbrojtjes ajrore, ose nuk ka pasur fare. Ushtria ruse ka një numër të madh pajisjesh të avancuara për mbrojtjen ajrore”, thotë analisti Arda Mevlutoglu.

Disa ekspertë thonë se përdorimi i dronëve turq nga ushtria ukrainase në sulmet kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në tetor, theksoi rëndësinë ushtarake dhe psikologjike të dronëve.

“Kjo ngriti moralin, jo vetëm të ushtrisë ukrainase, por edhe të publikut të gjerë, pasi tregoi se Ukraina mund të rezistojë dhe mbrohet nga separatistët pro-rus në rajonin Donbas. Gjithashtu bëri Turqinë një aleat të dukshëm”, thotë Petro Burkovsky nga Fondacioni “Nismat Demokratike”.

Rusia menjëherë e kishte dënuar përdorimin e dronëve turq nga ana e Ukrainës. Presidentët e Turqisë dhe Rusisë kanë krijuar lidhje të forta, gjë që ka ngritur shqetësime në NATO. Turqia është e varur nga gazi rus dhe bashkëpunimi me Rusinë në Siri.

Por nëse dronët e prodhuar në Turqi shkaktojnë viktima ruse, marrëdhëniet dypalëshe mund të zbehen.

“Përdorimi i municioneve dhe dronëve të prodhuar në Turqi nga Ukraina do të ishte e papranueshme për rusët. Nëse Turqia vihet para një zgjedhjeje, do të zgjidhte aleancën perëndimore dhe NATO-n, por është e vështirë të parashikohet nëse do të zgjidhte Ukrainën”, thotë Mustafa Aydin nga Universiteti Kadir Has.

Këtë javë Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan viziton Kievin, në një përpjekje për të ndërmjetësuar në krizën Ukrainë-Rusi, duke shpresuar se shmangia e konfrontimit do të shmangë edhe një zgjedhje të vështirë për Turqinë. /VOA


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

1 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

17 orë ago