FOTO&VIDEO

Dua mbron postimin për Shqipërinë e Madhe: S’ka të bëjë me urrejtje

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar përmes Instagramit pas sulmeve të ndryshme nga grupe dhe individë serbë dhe të tjerë të lidhur me këtë vend.

Serbët dhe të tjerët në lidhje me këtë vend, kritikuan këngëtaren kosovare për postimin në Facebook, ku shfaqi transparentin që ishte shfaqur më 2014 në Beograd, e ku shihet harta e Shqipërisë së Madhe.

Ajo e postoi këtë transparent në kuadër të fushatës ku i bëhet thirrje kompanisë Apple të ndajë Kosovën nga Serbia në hartën e aplikacionit të saj.

Dua përmes një sqarimi, po në Instagram, ka thënë se nuk kishte menduar të nxiste urrejtje.

“Postimi im i mëparshëm nuk ishte menduar kurrë për të nxitur ndonjë urrejtje. Kjo më bën të trishtuar dhe të zemëruar që postimi im me dashje është keqinterpretuar nga disa grupe dhe persona që promovojnë ndarje etnike, diçka që e kundërshtoj plotësisht. Sa herë që postoj për Kosovën ‘feedi’ im çmendet, edhe nëse është diçka që ka të bëjë me gëzimin, ushqimin apo muzikën dhe përballem me rezistencë të ashpër nga ideja e kulturës autentike kosovare. Ne të gjithë meritojmë të ndihemi krenarë për etnitetin dhe prej nga jemi. Unë thjesht dua që shteti im të prezantohet në një hartë dhe të jem në gjende të flas me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare dhe shtetin tim mëmë. Inkurajojë të gjithë të përqafojnë trashëgiminë e tyre dhe të dëgjojnë e mësojnë prej njeri-tjetrin. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë”, ka shkruar Dua Lipa.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Sot, dita më intensive e luftës së SHBA-ve kundër Iranit! Teherani, raketa drejt Katarit e Emirateve

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…

1 orë ago
  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

3 orë ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

16 orë ago