Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka marrë pjesë në iftarin e shtruar nga imami kosovar Shefqet Krasniqi.
“Një iftar kaq i bukur, faleminderit Nora, faleminderit Hoxha Shefqet Krasniqi, faleminderit të gjitha motrave të bukura”, ka shkruar Balje në Facebook.
“Allahu i nderuar ju bekoftë çdo ditë të Ramazanit, ju dhëntë qëllime të mira dhe çdo lutje tuajën”, ka shtuar ajo.
Kujtojmë se Shefqet Krasniqi, ditë më parë kishte shtruar iftar për deputetë, aktorë e këngëtarë, ku në të njëjtën kohë ka promovuar edhe libra.