Qyteti Rostock në Gjermani po forcon rregullat mbi etikën e natyrizmit, duke u dhënë rojeve të plazhit fuqinë të ndalojnë personat që veshin rroba në zonat e dedikuara vetëm për nudistët, shkruan A2 CNN.
Sipas Moritz Naumann nga turizmi i Rostock-ut, ky rregull i ri është vendosur pas ankesave të shumta nga persona që ndiheshin të shqetësuar në zonat e caktuara për nudistët.
“Etika e plazheve nudiste duhet të respektohet, dhe disa nga shkeljet më të zakonshme janë vëzhgimi i tepërt, fotografimi dhe komentet e padëshiruara”, tha Presidentja e Federatës Ndërkombëtare të Natyrizmit, Stéphane Deschênes. Ajo theksoi, se respektimi i rregullave në plazhet nudiste është thelbësor për një ambient të qetë dhe të pranueshëm për të gjithë.
Rostock ka një vijë bregdetare prej 15 kilometrash, e cila është ndarë në zona vetëm për nudistë, zona të përziera dhe zona ku lejohet veshja e rrobave. Kjo ndarje synon të përmbushë preferencat e të gjithë vizitorëve.
Frekuentimi i plazheve nga nudistët ka qenë tradicionalisht shumë i përhapur në Gjermani, por ka filluar të bjerë mes të rinjve. Autoritetet kanë reduktuar numrin e plazheve nudiste nga 37 në 27 për shkak të rënies së interesit.