Dy aksidente të rënda kanë ndodhur sot në rrugën Podujevë – Prishtinë.
Njëri nga aksidentet ka ndodhur saktësisht në Vranidoll. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura – njëra me targa të Kosovës dhe tjetra me targa të huaja.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci i cili bëri të ditur se tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe se të lënduarit janë dërguar në QKUK.
”Rreth orës 13:45 është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Vranidoll të komunës së Prishtinës, deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha Borovci për Insajderin.
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…