KRYESORE

Dy djemtë dhe nëna nga Kopliku vrasin me plumb në kokë efektivin malazez në makinën e policisë, shkëmbim zjarri edhe në kufirin kroat

Një familje shqiptare nga Malësia e Madhe (qyteti i Koplikut), nëna 67-vjeçare dhe dy djemtë e saj, njëri prej të cilëve në kërkim nga autoritetet shqiptare për tentativë vrasje, u arrestuan nga policia malazeze për ekzekutimin e një efektivi të policisë. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin bregdetar Igalo rreth 5 km larg kufirit kroat, ku sipas hetimeve paraprake, policin e ka qëlluar me një plumb në kokë një nga djemtë e të moshuarës, Luan Hasanaj 43 vjeç.

Nëna, Nure Hasanaj dhe dy djemtë Luan dhe Lulëzim Hasanaj 49 vjeç, dyshohet të kenë kaluar në këmbë kufirin nga Kosova për në Mal të Zi. Ata janë ndaluar nga autoritetet e kufirit për shkak se ishin pa dokumente identifikimi, ndërsa në momentin e ndalimit kanë thënë se janë nga Kosova. Të tre janë marrë me një makinë policie për t’u shoqëruar në komisariatin e Policisë së Herceg Novit. Në këtë moment, rreth 5 kilometra nga kufiri kroat, Luan Hasanaj ka nxjerrë nga një qese, të cilën e mbante në dorë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në kokë policin që ishte në makinë, 41- vjeçarin Millutin Lekoviq, malazez, i cili ndërroi jetë në spitalin e Risanit. Të tre shqiptarët ishin të ulur në pjesën e pasme të makinës së policisë, prej nga Luan Hasanaj qëlloi me një plumb në kokë efektivin nga Mali i Zi.

Largimi pas vrasjes së policit

Por nuk janë mjaftuar me kaq. Pasi kanë ekzekutuar policin, nëna e moshuar me dy djemtë kanë dalë nga makina dhe kanë vrapuar të kalojnë në këmbë kufirin kroat. Ata u arrestuan pas një shëkmbimi zjarri me policinë në vendin e quajtur Fusha e Sutorinit, teksa tentuan të kalonin në Kroaci. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur në dorë edhe Luan Hasanaj, autori i vrsjes së policit. Tre shtetasit Shqiptar janë arrestuar ditën e dielë rreth orës 17:00 ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në Igalo të Malit të Zi rreth 5 km larg kufirit kroat.

Luan Hasanaj i arratisur nga Shqipëria

Luan Hasanaj kërkohej nga autoritetet shqiptare për tentativë vrasje në bashkëpunim. Në 5 maj të vitit 2008 ai ka plagosur me armë zjarri në fshatin Kamicë të Malësisë së Madhe, Ylli Berishën. Për ngjarjen është arrestuar vëllai i tij, Lulëzim Hasanaj, ndërsa Luani u shpall në kërkim pasi mundi të largohej.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

2 orë ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

14 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

16 orë ago