Greta Thunberg ka folur për herë të parë që pas arrestimit të “influencerit” Andrew Tate nën akuzën për trafikim qeniesh njerëzore.
Aktivistja suedeze e klimës tha në një intervistë për ABC News se Tate e ka tallur atë pasi ndihej i kërcënuar nga njerëz si ajo.
“Ka aq shumë probleme në botë dhe kemi nevojë për njerëz që të merren me këto çështje. Por, duket se disa njerëz ndihen të kërcënuar nga njerëz si unë, aktivistë të klimës, prandaj ngrenë zërin që të na bëjnë neve të heshtim, ose na tallin. Duhet ta shohim si shenjë pozitive sepse do të thotë që kemi ndikim. Përndryshe, nuk do të shpenzonin kohën e tyre duke na tallur në internet”, tha Greta Thunberg.
Ky koment vjen pas një “lufte” komentesh mes Thunberg dhe Tate, që ka disa muaj që ka nisur, para arrestimit të Tate nga autoritetet rumune.
Andrew Tate ka miliona ndjekës në rrjetet sociale, por llogaritë e tij në Facebook, Instagram dhe TikTok janë bllokuar për shkak të mesazheve të publikuara në to, të cilësuara të papërshtatshme nga këto platforma. Edhe llogaria e tij në Twitter u bllokua, por u rihap me rikthimin e Elon Musk.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…