Nxënësit problematikë nëpër shkolla të vendit, shpesh herë përfundojnë në telashe për shkak të sjelljeve të tyre të dhunshme dhe që cenojnë integritetin e bashkëmoshatarëve të tyre.
Ata në shumë raste përdorin dhunë ndaj nxënësve tjerë, duke i bërë këta të fundit të ndihen të frikësuar që të vijojnë procesin mësimor, raporton Gazeta Sinjali.
Për një rast të tillë që dyshohet të ketë ndodhur në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Shkëndija’ në Hajvali të Prishtinës, Prokuroria ka nisur hetimet.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se një nxënës i kësaj shkolle ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi që tash e një kohë është viktimë e dhunës nga dy shokë të klasës së tij.
Bazuar në dëshminë e të miturit dhënë organeve të hetuesisë në prezencën e prindit të tij, dy të dyshuarit e kanë detyruar atë që t’u japë para. E në ato herë që ai refuzonte të bënte një gjë të tillë, dy nxënësit dyshohet se e sulmonin fizikisht.
Si pasojë e dhunës që ka përjetuar për rreth tri javë, i mituri ka marrë lëndime në kokë, për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë në vazhdën e veprimeve hetimore, personat e përfshirë në rast do të intervistohen në stacion policor.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rasti për veprat ‘Detyrim’ dhe ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…