Krimi i pasionit ka çmendur një bashkëshort duke vrarë italianin që dyshonte se kishte lidhje me të shoqen, plagosur këtë të fundit, por aksidentalisht i mori jetën vajzës së tij të mitur që u sakrifikua duke mbrojtur të ëmën.
Jessica Malaj, 16 vjeçe, mbeti e vdekur orët e para të mëngjesit të së dielës në Itali pasi u qëllua me thikë nga i ati Taulant Malaj, 45 vjeç. Burri me origjinë nga Selenica e Vlorës, i cili punonte si bukëpjekës në Torremaggiore, provincë e Foggias, dyshohet edhe autor i vrasjes së italianit Massimo De Santis, 51 vjeç.
Mediat italiane raportojnë se Malaj dyshonte se gruaja e tij Tefta kishte lidhje intime me italianin De Santis. Raportohet se ai fillimisht tentoi të vriste bashkëshorten 39-vjeçare jashtë banesës së tyre, në hyrje të pallatit, por në atë moment ndërhyri vajza e tij e mitur, me përpjekjen për të ndarë prindërit, por mbeti vetë viktimë.
Babai e qëlloi të bijën për vdekje me thikën e kuzhinës. Pas aktit të rëndë, mediat italiane raportojnë se 45-vjeçari vrau edhe italianin De Santis. E plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij, e cila po merr mjekim në spital, ndërsa gjendja e saj raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht ishin fqinjët që mbërritën në vendin e ngjarjes, të cilët u alarmuan pas britmave dhe njoftuan autoritetet dhe ambulancën.
E mitura 16-vjeçare u gjet e gjallë nga mjekët, por ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa 51-vjeçari italian ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Autori i dyshuar, Taulan Malaj, u arrestua nga policia teksa endej në afërsi të pallatit, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për shkaqe xhelozie, por hetimet do të qartësojnë atë të plotë. Malaj mësohet të ketë thënë se ishte në kërkim të djalit tjetër 5-vjeçar kur kreu krimin. Policia sekuestroi armën e vrasjes, një thikë kuzhine, si provë materiale.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…