FOTO&VIDEO

Dyshohet se do kryenin sulm, dy terroristët në Fushë Arrëz u ndihmuan nga një person i tretë! ‘Kyçin’ gojën: Gjykohemi nga Zoti

Erzen (Hamza) Uka dhe shoku i tij, Julian (Adem) Cumraku, të cilët u arrestuan pas dyshimeve se po përgatisnin sulm terrorist, janë ndihmuar edhe nga një person i tretë. Report Tv ka mësuar të tjera detaje nga aktiviteti i dyshimtë i Ukës dhe Cumrakut, të cilët i rezistuan 12 orë operacionit nga forcat RENEA duke u ngujuar në një kullë të pabanuar në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Dy të shoqëruarit mendohet se jetonin në kullën e fshatit të thellë malor prej rreth një muaji. Nga hetimet e Policisë rezulton se këta dy persona janë mbështetur edhe nga një i tretë, i cili ka udhëtuar shpesh nga Tirana në drejtim të Fushë-Arrëzit dhe Oroshit.

Një person me flokë të gjata është parë edhe në lokalet e qytetit të Fushë-Arrëzit me Ukën dhe Cumrakun. Të tre, gjatë qëndrimeve të shkurtra në lokale, mbanin kokën të ulur. Personi i tretë, i cili disponon edhe automjet, nuk ka frekuentuar dyqanet e Fushë-Arrëzit. Herën e fundit, kur është parë, gjatë mbrëmjes së 18 nëntorit, Uka dhe Cumraku kanë bërë blerje, ndërsa ai ka qëndruar në këmbë në një zonë me pak ndriçim në qendër të qytetit ish-industrial.

Flokët e gjata duket se kanë qenë shkak që ky i fundit të jetë ngatërruar me prezencën e dy grave në kullë. Personi me flokë të gjata të lidhura dhe pantallona kamuflazhi është parë herë pas here, madje edhe duke bërë dru, me Ukën dhe Cumrakun.

Report Tv ka mësuar se në zonën e Valiasit në Tiranë është bërë një kontroll në një banesë, ku Uka dhe Cumraku kanë jetuar me qira pak muaj më parë, por nuk është gjetur asgjë e nevojshme për hetimin.

Dy të shoqëruarit, në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, në pritje të masës së sigurisë, deri tani nuk kanë folur para oficerëve gjyqësorë dhe atyre të antiterrorit që po merren me hetimin, duke i cilësuar “shejtan”, ndërsa kanë pohuar se mund të japin llogari dhe të gjykohen vetëm nga Zoti. Uka është paraqitur mëngjesin e sotëm në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës për mjekimin e një plage në këmbë.

Ndërkohë, Report Tv sjell edhe pamjet e xhamisë së fshatit Kryezi, që është frekuentuar kryesisht për namazin e së premtes nga Cumraku dhe Uka. Xhamia mësohet se është jashtë kontrollit të Myftinisë së Pukës dhe nuk rezulton as si pronë në inventarët e këtij institucioni. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Myftinia e Pukës bëjnë të ditur se kanë vendosur të mos reagojnë ndaj situatës, duke iu përmbajtur qëndrimeve të mëparshme ndaj rasteve të tilla.

Pas dorëzimit, kontrolli në brendësi të banesës zbuloi një arsenal të plotë luftarak:4 armë automatike 1 pistoletë 17 granata dore difensive 2 mijë fishekë, Kapsolla detonatore elektrike, Fitil zjarrpërcjellës Dy gëzhoja. Në mur, mes armëve, ishte vendosur një flamur i organizatës terroriste ISIS.

Prokuroria e Shkodrës po heton Erzen (Hamza) Uka dhe Julian Cumraku për veprat penale: Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave terroriste, Prodhimi i armëve luftarake, Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago