FOTO&VIDEO

Dyshohet se përdori të moshuarën për ngritjen e kapanonëve në Theth, kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK! Planifikonte të vriste Albin Kurtin

Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i drejtësisë Prek Kodra për ngritjen e 10 kapanoneve pa leje ne tokën që ajo e ka trashëguar nga të parët e saj.

Ky i fundit dyshohet se ka investuar për vendosjen në mënyrë të paligjshme të këtyre objekteve që përdoren për turizëm me qëllim përfitim monetar, por në letra rezulton emri i të moshuarës. Ndërkohë që ky biznes turistik i ngritur kundër ligjit, administrohet nga djali i saj.

Por kush është Prek Kodra?

Emri i tij doli te dosja ‘Metamorfoza’ me akuzë për disa ngjarje kriminal, ndërsa po ashtu dyshohet se kishte planifikuar edhe vrasjen e vrasjen e Albin Kurtit.

Më 26 Nëntor 2024, Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion lëshoi 21 masa sigurie në kuadër të hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare.

Mes personave që SPAK kërkonte ishte edhe Prekë Kodra nga Shkodra, i cili akuzohet se tentoi t’i bënte atentat kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Plani për eliminimin e Kurtit u zbulua në një e-mail sekret të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano në shtator 2022.

Sipas të dhënave të policisë Kodra jetonte në Shkodër dhe vepronte në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës. Sipas Policisë Shqiptare, ai është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Po ashtu ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2016 dhe konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

9 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

10 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago