LAJME

E akuzoi që ia arrestoi babanë duke e lidhur për shtylle, djali i Kolë Berishës publikon mesazhin që mori nga Enver Krasniqi

Visar Berisha, djali i politikanit të ndjerë, Kolë Berisha, gjatë ditës së djeshme ka reaguar pas pamjeve të publikuara ku shihet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila në krahun e majtë të saj ka ushtruesin e detyrës së drejtorit të Agjencisë për Sekuestrim dhe Konfiskim të Pasurisë së paligjshme, Enver Krasniqi.

Berisha përmes një rrëfimi të publikuar në llogarinë e tij private në rrjetin social Facebook, ka thënë se Krasniqi ka qenë një prej personave që kishte punuar në sigurim të shtetit dhe që në pranverën e vitit 1989 e kishte burgosur babanë e tij, Kolën, duke e lidhur për shtylle.

“Ka qene mengjesi i 28 marsit 1989, e Martja e Pashkeve. Kati i IV, dera 7. Njana prej diteve ma te ankthshme per mue.Baba u que shpejt dhe e hapi deren. Dy punetore te sigurimit te shtetit dhe pas tyne dy police e kishin nxane deren. Baba u vesh, e lidhen. Prej ballkonit e pashe qe e futen rrmysht ne Zastave.Ne dhomen e Stacionit policor, sigurmici shiptar, Enveri, qe e kishte burgose, e kishte lidhur me “lisica” per shtylle. Pastaj Peja, Leskovci, Beogradi e prap Peja. Teshat qe vini te ndryshkuna prej gjakut.Shume prej tyne i kishin pranu ndryshimet kushtetuese dhe po i zbatonin ato me force. Shiptare. Asi qe besonin se Serbia ishte shteti i tyne”, ka shkruar Berisha në reagimin e tij.

Ai tutje ka shtuar se ka marrë informacione se Enver Krasniqi është avancuar nga së paku dy ish-ministra të LDK-së dhe që vendimi i Haxhiut për ta bërë atë ushtrues të detyrës të drejtorit të Agjencisë për konfiskim pasurie është vetëm pasojë.

“Prej atehere kane kalue 34 vjet. Nje jete. Kujtimet jane zbehe dhe pak kush e ka ende ne kujtese se kemi qene ne ane te kundert te historise me ata qe e kane zbatues politiken shtypese te Serbise. Sot dukemi krejt njejte, por atehere skemi qene. Me thane se ky sigurimci i djeshem qenka favorizue nga sepaku dy ish-ministra te LDKs gjate ketyne viteve. Qe kjo qe ka ba znj. Haxhiu asht vec pasoje… Doren ne zemer, krejt kjo maskarade e turpnon shtetin e Kosoves, Kosoven, nuk me lige mue e aq me pak baben Kole. Baba, sa ka qene gjalle kete sigurimcin e ka fale, shpirtnish, si njeri. Ka qene ne paqe me veten. Por baba, e le ma une, suj e mbrojme ma vendin prej te veteve qe e mohojne cdo dite”, ka shkruar tutje ai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Krasniqit, i cili i ka dërguar një mesazh Berishës, duke thënë se ai kishte pasur raporte të mira me Kolë Berishën.

Visar Berisha mesazhin e ka bërë publik, duke thënë se kjo është kërkesë për të ndryshuar rrëfimin e tij rreth arrestimit të babait.

Ky asht mesazhi i Enver Krasniqit qe ma dergon menjehere pas postimit tim. Njeriu i pushtetit, qe udheheqe nje Agjension delikat te sigurise kerkon qe une me ndrrue rrefimin tem. Albulene?!“, shkroi Berisha.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

21 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago