E pabesueshme, policia ndalon makinën e edukatores, kishte 25 fëmijë brenda

Një edukatore e një kopshti në qytetin e Bukhara të Uzbekistanit mendoi të fuste një klasë të tërë, 25 nxënës, në një makinë të vogël. Një polic pa makinën plot me fëmijë dhe e ndaloi menjëherë për një kontroll.

Pasi ka hapur dyert e makinës, ai pa 6 fëmijë në ndenjësen e pasagjerit, 16 në ndenjësen e pasme dhe 3 të tjerët në bagazh, njofton “The Sun”.

Kur polici e pyeti edukatoren se pse po transportonte kaq shumë fëmijë me një makinë të vogël, përgjigjja e saj ishte: “Kështu veproj unë. Kjo është rruga ime!”.