E rëndë në Jalë/Gomonia humb kontrollin dhe merr përpara plazhistët. Tre të plagosur, një në gjendje të rëndë

Një gomone del jashtë kontrollit dhe merr përpara pushuesit. Tre prej tyre janë plagosur, një ndodhet në gjendje të rëndë.

Dëshmitarë okularë informuan se gomonia ka qenë në largësi të afërt nga bregu dhe në një moment drejtuesi ka humbur drejtimin dhe mjeti ka dalë jashtë kontrollit.

Më pas ai është hedhur në det, ndërsa mjeti ka vazhduar drejt bregut duke marrë pëpara pushuesit.

Tre prej tyre janë përfshirë nk përplasje, ndërsa të tjerët janë larguar të tmerruar.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe një autoambulancë që ka transportuar të plagosurit.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.