Një aksident është shënuar në Rrugën e Kavajës, në Tiranë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për “Balkanweb” se makina ka përplasur një çift edhe fëmijën e tyre. Fatmirësisht fëmija ka shpëtuar pa lëndime, ndërkohë, prindërit janë dërguar në Spital. Mësohet se gjendja e gruas është më e rënduar.
Sakaq, gazetari Çelmeta bën me dije se shoferi ka braktisur makinën dhe është arratisur nga vendi i ngjarjes.